Themeluesi i Wikileaks, kandidat në zgjedhjet senatoriale në Australi

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, aktualisht në arrest shtëpie në Britaninë e Madhe vendosi të marër pjesë në zgjedhjet senatoriale në Australi, parashikuar të zhvillohen në vitin 2013, njoftoi sot në rrjetin social Twitter.
Me kombësi australiane, Assange, i cili u bë i njohur në vitin 2010 me publikimin e dokumenteve ushtarake sekrete mbi Irakun dhe Afganistanin si dhe telegrameve diplomatike amerikane, ndodhet në arrest shtëpie në Britaninë e Madhe që prej një viti.
Ai është në pritje që drejtësia britanike të vendosë përfundimisht për mandat arestin e lëshuar kundër tij nga Suedia për një çështje përdhunimi dhe agresioni seksual.
"Ne kemi zbuluar se është e mundur për Julian Assange të përfaqësohet në senatin australian edhe pse ndodhet në arrest shtëpie'', konfirmoi WikiLeaks.
Ballkanweb.com
Add new comment