Ulen kuotat e mësuesisë, Kule: Tregu i punës, i tejmbushur

Postuar në 16 Mars, 2012 11:35

Mësuesia do të ketë kuota të reduktuara këtë vit. Në ndryshim nga vitet paraardhëse, drejtuesit e universitetit të Tiranës, pranojnë se tregu i punës, tashmë është i mbingarkuar nga ky profesion, ndaj kuotat duhet të kufizohen. Dhori Kule, rektor i këtij institucioni deklaron për AS se kuotat për vitin e ardhshëm do të jenë mbi 6000, ndërkohë që ekonomiku, juridiku dhe degët që lidhen me informatikën, do të kenë shtesë të numrit të studentëve, krahasuar me një vit më parë.

"Ne do të ruajmë trendin e përvitshëm të paktën ulje nuk ka ndonjë tendencë të ketë, përjashtuar degëve të mësuesisë. Verifikohet një situatë e tillë në tregun e punës dhe nuk është normale që ti ofrojmë tregut të punës një profesion se dihet se si e ka tregun. Degët e mësuesisë e kanë të përcaktuar, nuk thua dot siç është juridiku, ekonomiku, informatika që ata mund të gjejnë punë, sepse e krijojnë vetë", bën të ditur për AS Dhori Kule, rektor i UT.

Por ndërkaq, viti i ri akademik ka nevojë edhe për 150 pedagogë të tjerë shtesë. Numri aktual thotë rektori Kule, përballon vetëm gjysmën e ngarkesës mësimore.

"Kemi kërkuar për rreth 150 vetë shtesë stafi akademik, pasi aktualisht stafi ekzistues përballon vetëm gjysmën e ngarkesës mësimore të universitetit të Tiranës", tha Kule. 

Rektori flet edhe për ambientet të cilat, për vitin e ardhshëm akademik do të shtohen, me disa godina të reja në vecanti për fakultetin e shkencave sociale, ndërkohë që deklaron se ka përfunduar projekti i detajuar për kampusin dhe tashmë do të aplikohet për lejen e ndërtimit.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.