Arkiv-Lajme të përditësuara

Misteri i vrasjes së Kennedy-t

Postuar në 19 Mars, 2012 09:15

Fidel Castro ishte ne dijeni te atentati ndaj presidentit amerikan, John Kennedy, nje prej ngjarjeve më misterioze në historine e Shteteve te Bashkuara dhe botes. Zyrtarisht, Castro eshte pastruar nga cdo akuze qe e perfshinte ate ne vrasje. 

Alergjitë e stinës, mjekët: Vaksina për çdo muaj

Postuar në 19 Mars, 2012 09:13

Çelja e luleve dhe bimeve ndikon drejtperdrejt në zgjimin e alergjive, por dhe në shfaqjen e rasteve të reja. Ditët e fundit mjekët alerogologë kanë vërë re shtim të rasteve të reja tek fëmijët, të cilët sipas tyre do të ishte mirë të vaksinohen nga momenti, që diagnostifikohen si të tillë çdo muaj, me qëllim që ta mbajnë nën kontroll. Alergologia, Mira Xhixha thotë për AS se pas vendosjes së diagnozës nga ana e mjekut, duhet të jetë ky i fundit, që duhet të vendosë dhe të aplikojë vaksinën.

Lugina e Preshevës kërkon autonomi politike

Postuar në 19 Mars, 2012 08:56

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi kërkon që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të zgjidhet në korrelacion me atë të serbëve të veriut dhe për këtë çështje ai kërkon ndihmën edhe të Prishtinës por edhe të Tiranës.

Nëse ndërmjet shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe serbëve në veri të Kosovës, krijohen standarde të dyfishta, Kamberi thotë se konfliktet dhe trazirat në Ballkan nuk do të përfundojnë kurrë.

Përmet, bizneset në falimentim, shkak taksat

Postuar në 19 Mars, 2012 08:55

Më shumë se 40 biznese të vogla prodhuese në të gjithë zonën e Përmetit dhe Këlcyrës duket se po e tkurrin aktivitetin e tyre vitet e fundit. 

Disa thonë se arsyet kryesore që pengojnë zgjerimin e aktivitetit lidhen me ngarkesën e madhe me taksa, trajtimin e pabarabartë në treg, ku dhjetëra biznese ende operojnë pa licence si dhe mungesën e mbështetjes me subvencione për të përsorur teknologjinë.

FMN: Ekonomia kineze duhet të reformohet

Postuar në 19 Mars, 2012 04:19

 

Kreu i Fondi Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde ka thënë se Kina duhet të marrë masa për reformimin e ekonomisë dhe monedhës së saj, yuanit. Lagarde tha se Pekini duhet të ndalë së qenuri shumë i varur nga eksportet dhe investimet. 

Komentet, Lagarde i bëri gjatë vizitave të saj në Kinë e Indi. Duke  folur me politikanët dhe liderët e bizneseve, Lagarde tha se ekonomia botërore po shkonte drejt stabilizimit. Javën e shkuar, FMN aprovoi 28 mld euro ndihmë për Greqinë, pjesë e paketës së dytë të shpëtimit. 

Papadhimos: Greqia, në gjysmën e dytë të rrugës për shërim

Postuar në 19 Mars, 2012 04:13

Në një intervistë, botuar sot nga Financial Times kryeministri grek Lukas Papadhimos është shprehur i bindur se “Greqia ka përshkuar më shumë se gjysmën e rrugës për rimëkëmbjen ekonomike, edhe pse, procesi i konsolidimit fiskal do të marrë më shumë se pritej” 

Papadhimos vëren më tej se Greqia është e vendosur për të shmangur një tjetër ristrukturim të borxhit, dhe udhëheqësit politikë janë të gatshëm për të vënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre e të zbatojnë reformat strukturore dhe fiskale. 

New York, rikthehet Occupy

Postuar në 19 Mars, 2012 04:10

Zaptimi i Wall Street-it është rikthyer me protesta, por edhe me arrestime të reja. 

Pauza dimërore ishte thjesht armëpushim, thonë mediat amerikane, dhe të indinjuarit në Nju Jork janë rikthyer për kremtimin e 6 mujorit të lëvizjes. Protestuesit kanë rimbushur parkun Zucchotti nga ku qindra vetë u dëbuan në muajin nëntor. Por forcat e rendit nuk qëndruan duarkryq. Dhjetëra vetë përfunduan në pranga, ndërsa tre gra u plagosën. Në protestë mori pjesë edhe regjizori Majkëll Mur.

Për zëdhënësin e “Occupy”, Majkëll Promo kjo është ofensiva e pranverës. 

Mjekët me uniforma në rrugë, rrezikojnë pacientët

Postuar në 19 Mars, 2012 04:07

Mjekët dhe infermierët që punojnë në institucionet shëndetësore çdo ditë thyejnë Kodin e Etikës, duke dalë nëpër rrugë me bluzën e bardhë që është uniforma e tyre e punës. Ata i sheh shpeshherë në rrugë jo vetëm me përparësen e bardhë, por edhe me mjetet e tyre të punës që i mbajnë nëpër duar pa asnjë lloj mbulese. Jo vetëm kaq. 

Tatimet: Kujdes bilancet me humbje

Postuar në 19 Mars, 2012 04:05

Data 31 mars është dita e fundit e dorëzimit të bilancit ekonomik dhe financiar për biznesin, që përkon me fundin e amnistisë fiskale. Frikës se mos administrata tatimore dhe ajo doganore nis verifikimet pas procesit të faljes, i shtohet tashmë udhëzimi i fundit, lëshuar nga drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Gazmir Spahija, “për verifikimin e pasqyrave financiare të vitit 2011”, ku u jepen porosi drejtorëve nëpër rrethe për mënyrën e kontrollit të bilanceve. 

"Shqiptari dinak", versioni britanik për Enver Hoxhën

Postuar në 18 Mars, 2012 12:20

Figura e Enver Hoxhës vazhdon të jetë në vëmendjen e botuesëve. Një analizë e hollësishme mbi këtë emër nga analisti Xhon Hollidei rivjen në shqip. "Shqiptari Dinak Enver Hoxha" është botuar fillimisht në vitin 1986 në Britani dhe në vitin 1994 në Shqipëri. Por cilat janë arsyet pse regjisori dhe botuesi Kujtim Gjonaj e nxitën të ribotonte këtë libër.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara