Arkiv-Lajme të përditësuara

Rreth 700 fëmijë në Shqipëri, pre e shfrytëzimit

Postuar në 24 Mars, 2012 05:36

Koalicioni “Bashkë për kujdesin tërësor të fëmijëve” ka prezantuar një raport vlerësimi mbi fenomenin e fëmijëve në lëvizje, ku konstatohet se numri i fëmijëve të shfrytëzuar dhe trafikuar në Shqipëri është afërsisht 700.
Edhe pse nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare në lidhje me këtë fenomen, drejtues të koalicionit mendojnë që ky numër është i njëjtë me atë të vitit 2008, ndërkohë që 400 prej fëmijëve rezultojnë të jenë në kryeqytet.

Papa, pritje madhështore në Meksikë

Postuar në 24 Mars, 2012 05:34

Papa Benedikti XVI ka mbërritur në Meksikë, etapa e parë e vizitës së tij në Amerikën Latine. Papa u përshëndet nga mijëra njerëz të mbledhur në qytetin qendror Guanahuato dhe personalisht nga presidenti Felipe Calderon në aeroport.

Zoti Calderon deklaroi se vizita e atit të shenjtë ka një rëndësi të madhe për Meksikën, vend që vuan nga lufta e ashpër e drogës.

Stakohet prodhimi i energjisë elektrike në Fierzë

Postuar në 24 Mars, 2012 05:32

Prej 3 ditësh është stakuar prodhimi i energjisë elektrike në hidrocentralin më të madh të vendit në Fierzë.

Burime zyrtare nga KESH i bënë të ditur TVNews24 se stakimi i agregateve të Fierzës bëhet në kushtet e renies se ngarkesës dhe uljes se kërkesës për energji me qëllim për të ruajtur burimet hidrike ndërkohë që për prodhimin e energjisë shfrytëzohen prurjet në hidrocentralet e tjera si ato të Komanit dhe Vaut të Dejës.

Drejtori i KESH, Engjëll Zeqo pohoi për TVNews24 se niveli i liqenit të Fierzës është aktualisht 266 metra kurse prurjet 250 metra kub në sekondë.

Berat, nevojitet rehabilitim i lumit Osum

Postuar në 24 Mars, 2012 05:29

Ende asnje studim e asnje projekt nuk po behet per rehabilitimin e shtratit te lumit Osum. Lumi Osum eshte nje nga lumenjte me prurjet me te medha te sedimendeve te ngurta.

Mungesa e ulet e ndergjegjesimit te qytetareve ka bere qe ne shtratin e ketij lumi te kete perseritje te vatrave te ndotura.

Bashkia Berat se bashku me studjon franceze kane hartuar nje studim  pee fizibilitetin e lumit Osum ku perfshiet ndertimi i argjinaturave dhe sistemimi ujerave te ndotura qe derdhen ne te. Por per te realizuar kete projekt kerkohen investime te medha.

Shoqata e Hidrokarbureve: Të rishikohet taksimi i karburanteve

Postuar në 23 Mars, 2012 14:10

Bisnesi i propozon partisë Socialiste të rishohë taksmin e karburanteve, si një nga sektorët më me ndikim në ekonominë vendase. Sekretari i Shoqatës së hidrokarbureve Viktor Nushi ngriti shqetësimin e taksimit 10 ë produkteve të nëntokës, në një kohë që eksportet janë të përjashtuara.

Eurostat: Në 2011-ën, më shumë se 300 000 azilkërkues në BE

Postuar në 23 Mars, 2012 14:03

Bashkimi Evropian regjistroi në vitin 2011, 301 000 azilkërkues, një shifër në rritje në raport me vitet paraardhëse dhe Franca është vendi më i kërkuar, sipas shifrave të publikuara sot nga zyra evropiane e statistikave Eurostat.

Sipas Eurostat-it, numri i azilkërkuesve ka kaluar nga 259 000 në vitin 2010 në 301 000 në vitin 2011. Rreth 90 për qind me tyre ishin azilkërkues të rinj, nga 10 për qind që kishin përsëritur kërkesën e tyre. 

Koalicioni kundër trafikimit: Rreth 700 fëmijë shqiptarë shfrytëzohen në vit

Postuar në 23 Mars, 2012 09:31

 Megjithëse nuk ekzistojnë statistika zyrtare mbi numrin e fëmijëve të trafikuar në Shqipëri, drejtues të Koalicionit "Bashkë për kujdesin tërësor të fëmijëve", mendojnë se ky numër mund të jetë i njejtë si në vitin 2008, afërsisht 700 fëmijë, 400 prej të cilëve në kryeqytet, ose edhe më i madh duke parë se qeveria nuk ka arritur të bëjë thuajse asgjë për largimin e tyre nga rruga.

Nafta, gropa e zezë e buxhetit

Postuar në 23 Mars, 2012 08:23

Qeveria ka pranuar se kompanitë e huaja, të cilat eksportojnë miliona dollarë naftë nga Shqipëria, në tetë vjet nuk kanë paguar asnjë lek tatim fitimi në buxhet. Ministri i Ekonomisë Nasip Naço thotë se kompanitë deklarohen me humbje. 

Kompanitë deklarojnë qindra milionë dollarë shpenzime për paga. Zoti Naço thotë se qeveria nuk e kontrollon dot nëse bilancet janë të rregullta apo abuzive, pasi nuk ka ekspertizë.

MASH kod etike, penalizohen autorët abuzues

Postuar në 23 Mars, 2012 08:21

Për të shmangur falsifikimet që bëhet me punimet shkencore, apo plagjiaturat e ndryshme, ministria e Arsimit ka miratuar rregulloren e re të etikës në veprimtarinë kërkimore dhe botuese. Një pikë e rëndësishme e këtij dokumenti është ndëshkimi që do tju bëhet për herë të parë të gjithë atyre kërkuesve që nuk do të bëjnë transparente, burimet nga të cilat kanë mbledhur materialet, apo që do të cënojnë privatësinë për të dhëna zyrtare që nuk duhet të botojnë.

Vidhet hekurudha

Postuar në 23 Mars, 2012 08:18

Vjedhja për skrap e pjesëve të hekurudhës ka rrezikuar sot trenin e udhëtarëve të linjës Vlorë-Tiranë. 

Ne fshatin Zhame te Lushnjes eshte vene re se ishin hequr pllakat qe lidhin shinat me traversat dhe nese treni kalonte mbi te rrezikonte te dilte nga shinat. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara