Rreth 700 fëmijë në Shqipëri, pre e shfrytëzimit

Postuar në 24 Mars, 2012 05:36

Koalicioni “Bashkë për kujdesin tërësor të fëmijëve” ka prezantuar një raport vlerësimi mbi fenomenin e fëmijëve në lëvizje, ku konstatohet se numri i fëmijëve të shfrytëzuar dhe trafikuar në Shqipëri është afërsisht 700.
Edhe pse nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare në lidhje me këtë fenomen, drejtues të koalicionit mendojnë që ky numër është i njëjtë me atë të vitit 2008, ndërkohë që 400 prej fëmijëve rezultojnë të jenë në kryeqytet.
Danjela Shkalla, përfaqësuese e këtij koalicioni ka deklaruara se trafikimi i fëmijëve shqiptarë është i drejtuar me së shumti drejt Kosovës ku fëmijët jetojnë rrugëve duke lypur si dhe duke mbledhur kanaçe, ndërkohë që ka raste kur fëmijët janë të përfshirë në trafikimin për arsye seksuale. Raporti ishte një bashkëpunim i këtij koalicioni me “Save the Children” dhe shoqatën humanitare “Terre des homes”.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.