Shoqata e Hidrokarbureve: Të rishikohet taksimi i karburanteve

Bisnesi i propozon partisë Socialiste të rishohë taksmin e karburanteve, si një nga sektorët më me ndikim në ekonominë vendase. Sekretari i Shoqatës së hidrokarbureve Viktor Nushi ngriti shqetësimin e taksimit 10 ë produkteve të nëntokës, në një kohë që eksportet janë të përjashtuara.
"Vetëm nga vendosja e 10 ë taksës doganore të produktit të nëntokës shqiptare e çon çmimin në tabelë gati 20 lekë në rritje. Kur në produktin e tokës shqiptare, kur e eksportojmë, biznesi eksportues nuk taksohet, pra janë disa fenomene që duhen parë me përparësi, që kanë të bëjnë me jetesë dhe me fuqizimin ose dobësimin e biznesit të naftës", deklaroi Nushi.
Një tjetër propozim në këtë fushë ishte edhe ai për përpunimin e naftës në vend, që përveç çmimit do të ndikojë edhe tek punësimi.
"Ne duhet me çdo kusht, kushtet e lidhje kontrate që janë bërë me kompanitë e reja që të shfrytëzojnë në tokën shqiptare, në rradhë të parë të kenë prioritet furnizimin e uzinave të prodhimit të vendit. Nëse ka problematika financiare le të ulen e të zgjidhen, por si parim, kjo naftë e nëntokës të shkojë e të përpunohet në Ballsh, të përpunohet në Fier, jo të rri me muaj të tërë uzinat dhe punëtorët pa punë", kërkoi sekretari i Shoqatës së Hidrokarbureve Viktor Nushi.
Partia Socialiste i ka premtuar përfaqësuesve të biznesit se do të dëgjojë zërin e tyre në detajimin e programit të saj ekonomik.
Albanian Screen
Add new comment