Stakohet prodhimi i energjisë elektrike në Fierzë

Prej 3 ditësh është stakuar prodhimi i energjisë elektrike në hidrocentralin më të madh të vendit në Fierzë.
Burime zyrtare nga KESH i bënë të ditur TVNews24 se stakimi i agregateve të Fierzës bëhet në kushtet e renies se ngarkesës dhe uljes se kërkesës për energji me qëllim për të ruajtur burimet hidrike ndërkohë që për prodhimin e energjisë shfrytëzohen prurjet në hidrocentralet e tjera si ato të Komanit dhe Vaut të Dejës.
Drejtori i KESH, Engjëll Zeqo pohoi për TVNews24 se niveli i liqenit të Fierzës është aktualisht 266 metra kurse prurjet 250 metra kub në sekondë.
Aktualisht konsumohen 18-19 milion kilovat orë energji në ditë nga të cilat 12 milion kilovat orë importohen kurse pjesa tjetër përballohet nga prodhimi vendas.
Ballkanweb.com
Add new comment