Koalicioni kundër trafikimit: Rreth 700 fëmijë shqiptarë shfrytëzohen në vit

Postuar në 23 Mars, 2012 09:31

 Megjithëse nuk ekzistojnë statistika zyrtare mbi numrin e fëmijëve të trafikuar në Shqipëri, drejtues të Koalicionit "Bashkë për kujdesin tërësor të fëmijëve", mendojnë se ky numër mund të jetë i njejtë si në vitin 2008, afërsisht 700 fëmijë, 400 prej të cilëve në kryeqytet, ose edhe më i madh duke parë se qeveria nuk ka arritur të bëjë thuajse asgjë për largimin e tyre nga rruga.

Danjela Shkalla, përfaqësuese e Koalicioni "Bashkë për kujdesin tërësor të fëmijëve" tregon se trafikimi i fëmijëve shqiptar është i drejtuar me së shumti drejt Kosovës ku fëmijët jetojnë rrugëve duke lypur si dhe duke mbledhur kanace, ndërkohë që ka raste kur fëmijët janë të përfshirë në trafikimin për arsye seksuale.

Në bashkëpunim me “Save dhe Children” dhe shoqatën humanitare “Terre des homes” koalicioni “Bashkë për kujdesin tërësor të fëmijëve” ka prezantuar sot një raport vlerësimi mbi fenomenin e fëmijëve në lëvizje.

Anketa është bazuar në intervistat e dhjetëra fëmijëve kryesisht romë, të cilët rezultojnë të shfrytëzuar të paktën njëherë në jetë nga familjarët apo të afërmit e tyre.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.