Greqi, 'Garda patriotike' përgatitet për luftë dhe trajnohet në male

Postuar në 14 Mars, 2012 09:54

Tronditje kanë shkaktuar deklaratat e kreut të "Milicisë patriotike", i cili ka pohuar se në Greqi ka mjaft grupe njerëzish, që po stërviten në male, për të qenë të gatshëm, të përballojnë një luftë të mundshme, që pritet të shpërthejë pas kaosit ekonomik që ka përfshirë vendin. 

Kreu i "milicisë pariotike" Jorgos Anestopulos tha për Newsit.gr, se "milicia patriotike" përbëhet nga shumë grupe njerëzish, të cilët vazhdojnë të stërviten edhe pse kanë përfunduar shërbimin e tyre ushtarak. "Janë ushtarë stazhierë dhe jo oficerë policie ose oficerë ushtrie. Janë oficerë joaktivë, në pension", sqaroi Anestopulos. 

Në deklaratën e tij Anestopulos pohoi: "Garda Patriotike ka vetëm një qëllim, të jetë gati për orën e kritike. Ne presim luftë" dhe shtoi se "ajo do të jetë një luftë e llojit shumë të keq, e cila do të vijë si shkak i kaosit, që pritet të përfshijë Greqinë. Falimentimi do sjellë uri, uria do sjellë mjerim dhe njerëzit kanë të drejtë të luftojnë vetë, që të gjejnë rrugën e tyre”. Sipas tij, “ky kaos financiar që po përjeton Greqia, do të shfrytëzohet nga disa njerëz". 

Kreu i milicisë patriotike tha gjithashtu se një problem i madh është prania e emigrantëve, që sipas tij arrijnë 6 milionë në Greqi. "Nuk janë 300 mijë siç thuhet, por janë 6 milionë të huaj në Greqi dhe përbëjnë shqetësim të madh për vendin tonë", ka shtuar Anestopulos. 

Ai nuk dha detaje, por tha se rezervistët kanë strukturën e vet dhe janë aktivë dhjetëra mijëra të tillë. 

Kreu i “milicisë patriotike” thekson se ajo nuk ka asnjë lidhje me policinë kombëtare, nuk është forcë ushtarake dhe as paraushtarake, por tërësisht një iniciativë private. “Paraushtarakët duhet që dikush t’i armatosë dhe të kryejnë veprime ushtarake. Jemi një grup rezervistësh që trajnohemi nëpër male me cdo proces ligjor duke iu përmbajtur rregullave të sigurimit dhe kështu do qëndrojmë derisa të mos ndodhë asgjë. Por në qoftë se dikush merr armët kundër popullit tonë dhe shteti tregohet i dobët dhe i paaftë për të na mbrojtur ne dhe familjet tona, është logjike që të gjithë do zbresin nëpër rrugë të përballojnë këtë situatë”, thotë kreu i “milicisë patriotike”. 

Kur u pyet nëse ky grup ka lidhje me ndonjë parti politike, ai u përgjigj se “ne nuk kemi lidhje me asnjë formacion politik”. “Por kur shteti nuk mund ta mbrojë familjen time unë kam të drejtë të mbroj veten me cdo mënyrë”, tha ai. Meqënëse shteti sipas tij, nuk gjeneron siguri, atëherë shoqëria me anë të të forcave të saj duhet të kujdeset për të fituar ndjenjën e humbur të sigurisë.

 

Anila Jole 

 

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Keta jane ca langaraqe&nbsp; njerez qe te hane mune , por Shqiperia duhet te kete kujdes dhe do bente mire qe blinte ca armatime , sepse greket ne pergjithesi jane njerz te dobet dhe eshte ne karakterin e njeriut te dobet qe te godasi ate qe ai e mendon si me te vogel se vetja --</p><p>---------Ndaj shqiptaret ti mbajne ne gadishmeri ato bunkeret dhe llogoret andej nga jugu---Biles ti pastrojne mire , se Enveri ua ka bere mbrojtjen gati shqiptareve -----</p><p>Keta spiunet e grekut qe gelojne ne Shqiperi , kete mendojne --qe te krijojne nje si pune kryengritje dhe pastaj te nderhyje ushtria e pjerdhur greke e cila do perfitoje nga trazirat qe do krijohen ne Greqi ne vitet e ardheshme&nbsp;&nbsp; per te&nbsp; pretenduar se&nbsp; nuk varet nga politika ne menyre qe te godasi</p><p>------Ne vitet qe vijne Greqia do behet akoma me keq dhe atje parashikohet te kete grusht shteti ---dhe pikerisht kete situate do perpiqen te shfrytezojne greket per te goditur Shqiperine.....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.