Parada gay, Ekrem Spahiu: Do i kapim në hu

Aktiviteti i pritshëm për paradën e gay-ve në 17 maj ka ngjallur një sërë debatesh. Deklarata më e fortë është bërë nga kryetari i partisë Lëvizja e Legalitetit njëkohësisht edhe zv/ministër i mbrojtjes Ekrem Spahiu, i cili ka thënë se partia që ai përfaqëson vlerëson vlerat e shqiptarëve si komb dhe e vetmja deklaratë që ka për këtë komunitet është "ti kap në hu". Ndërsa sociologu Edmond Dragoti ka theksuar se në vendin tonë duke qenë se ka një komunitet LGBT duhet të bëhen parada të tilla edhe pse mund të sjellin probleme apo provokime në shoqëri.
Veç të tjerash Dragoti ka thënë se pjesë e kësaj parade duhet të bëhen edhe deputetët pasi ata përfaqësojnë ligjin dhe do ishte një mbështetje për këtë komunitet. Ndërsa për aktivisten e të drejtave të njeriut Elsa Ballaurin nëse bëhet vetëm shpalosja e flamurit të LGBT nuk mund të quhet një paradë e gay-ve dhe ky lloj aktiviteti nuk do ngjallte provokime.
Sipas saj shoqëriajonë për sa i përket këtij komuniteti është diskriminuese dhe nuk i pranon.
EKREM SPAHIU
Deklarata më e ashpër ndaj një iniciative të Ambasadës "Pink" për paradën e flamurit të LGBT në datë 17 maj, ditë kundër homofobisë, është bërë nga kreu i legalitetit Ekrem Spahiu. "Ne jemi parti konservatore shqiptare, vlerësojmë tra-shëgiminë shqiptare si vlera të rëndësishme për një komb. Unë s'kam ndonjë koment tjetër, vetëm t'i 'kap në hu ato'. Hu është fjalë dialektore, por besoj se kuptohet, ose thënë ndryshe shkopn gome",- ka thënë Zv/ministri i mbrojtjes dhe kryetari i partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu.
Add new comment