Nuk funksionon zyra e aplikimit në Kukës, problem pasaportat

Qytetarët që iu duhet të pajisen me karta identiteti apo pasaporta biometrike në qytetin e Kuksit e kanë thuajse të pamundur marrjen e këtij shërbimi. Shkak është bërë rrjeti që në zyrat e aplikimit në të shumtën e kohën nuk funksionon.E sikur të mos mjaftonin cështjet teknike aplikantët thonë se zyrat qëndrojnë të hapura deri në orën 12 duke bërë që ata të qëndrojnë në rradhë për ditë të tëra edhe pse vijnë nga komunat e thella e deri nga rrethi I Hasit.
"Sot është dita e tretë, për mbi 50 njerëz që kam parë non stop këtu. Sot kemi ardhur prapë, vijmë prej Hasit, kemi paguar dhe 150 mijë lekë, kemi lënë punën", tha një banor i Hasit.
"Ka një javë që presim këtu se aplikohet shumë ngadalë dhe je i detyruar të presësh. Vij nga Shishtaveci", thotë një tjetër banor.
Fluksin në rritje të qytetarëve që kërkojnë të pajisen me karta apo pasaporta e konfirmojnë edhe drejtues të postës të cilët thonë se në një ditë shiten më shumë se 50 kuponë për karta dhe 30 kuponë për pasaporta.
"Në këtë kuadër fluksi janë rreth 50 karta identiteti, dhe rreth 30 kupona për pasaporta biometrike që shiten në qarkun e Kukësit nga zyrat tona", tha Tasim Cengu, drejtor i Filialit të Postës.
Rradhët e gjata pranë zyrave të aplikimit për mjetet e reja identifikimi kanë nisur që nga periudha kur skadoi afati i përdorimit të pasaportave të vjetra.
Albanian Screen
Add new comment