Arkiv-Lajme të përditësuara

Komisioni Evropian: Kriza ka tkurrur 15% ekonominë greke

Postuar në 30 Mars, 2012 05:48

 Ekonomia greke është tkurrur me 15 % që nga fillimi i krizës, tregon raporti i Komisionit Evropian. 

Sipas raportit, në Greqi 9 muajt e parë të vitit 2011 humbën 370 000 vende pune. Numri i të papunëve u rrit në 9,1%. 

Rritjen më të madhe të papunësisë në Bashkimin Europian e kishin Irlanda, Greqia, Spanja, Letonia dhe Bullgaria. 

Raporti vëren se papunësia në BE në veçanti godet të rinjtë (të moshës 15- 24 vjeç) dhe në shumë vende mesatarisht ka arritur në 22,4%, ndërsa në vende si Greqia dhe Spanja rreth 50%. 

Spanjë, protestuesit përleshen me policinë

Postuar në 30 Mars, 2012 05:46

Protesta ndaj qeverisë për reformat e tregut punës, ka përfunduar me përleshje mes protestuesve dhe policisë në Spanjë. 

Disa nga marshuesit në Barcelonë thyen xhamat dhe përmbysën kazanet e mbeturinave. Ndërsa policia u pergjigj me gaz lotsjelles.

Protesta ka pasur edhe në kryeqytetin Madrid, dhe në qytete te tjera.

Transporti ajror dhe ai tokësor reduktuan udhëtimet madje disa i anuluan plotësisht ato.

Francë, policia në Toulouse arreston 20 islamistë radikalë

Postuar në 30 Mars, 2012 05:26

Rreth njëzet të dyshuar islamistë radikalë janë arrestuar nga policia franceze tetë ditë pas vrasjes së Mohammed Merah, autor i një serie sulmesh, ku mbetën të vrarë shtatë vetë. Pjesa më e madhe e arrestimeve u krye në Toulouse, në veçanti në lagjen e Mirail, por edhe në Nantes dhe Le Mans në perëndim të Parisit. 

Protesta e punonjësve të HEC-eve, reagon METE

Postuar në 30 Mars, 2012 05:21

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka reaguar në lidhje me protestën e punonjësve të hidrocentraleve të Ulzës, Shkopetit dhe Bristrica 1 e Bistrica 2, si dhe të pronarëve të tokave. 

Sipas Ministrisë, bazuar në ligjin përkatës protestuesit nuk kanë të drejtë të kthehen në aksionerë gjatë privatizimit, por garanton se nga të ardhurat e këtij procesi do të kompensohen ish-pronarët. 

Lunxhëria e braktisur, emigracioni ka prekur çdo familje

Postuar në 30 Mars, 2012 05:18

Zona e Lunxhërisë në Gjirokastrës një ndër më traditcionalet në jug të vendit gjendet sot pothuajse e braktisur nga të rinjtë. 

Në fshatin Dhoksat më të madhin e kësaj komune sot jetojnë vetëm të moshuar. Ata kryejnë punë të vogla në bujqësi dhe jetojnë falë prurjeve  gjithnjë në rënie të fëmijëve të tyre emigrantë. Maria kjo e moshuar 74 vjecare thotë se ka 4 fëmijë në emigracion që janë të larguar prej 18 vitesh. Fsahti është i zbrazur thotë ajo dhe shumë shtëpi janë mbyllur.

NATO përgjegjëse për vdekjen e 63 klandestinëve

Postuar në 29 Mars, 2012 13:15

NATO është përgjegjëse për vdekjen e 63 klandestinëve libianë, të cilët mbetën në det të hapur pasi mjeti i tyre konsumoi të gjithë karburantin gjatë rrugës për në Itali. 

Një hetim i Këshillit të Europës arriti në përfundimin se dy luftanije të NATO-s ishin shumë pranë mjetit lundrues, por si rrjedhojë e një “zinxhiri gabimesh”, askush nuk u erdhi në ndihmë.

Vetëm nëntë persona nga 72 i mbijetuan një rruge prej 15 ditësh në Detin Mesdhe, deri në rikthimin e anijes në një port libian.

Shfuqizoni 10 % e padive, KSHH: Shkel të drejtat e njeriut

Postuar në 29 Mars, 2012 13:12

Për çdo padi që qytetarët kërkojnë dëmshpërblim financiar në gjykatë, ata detyrohen të paguajnë 10 përqind të vlerës që pretendojnë. Madje, ky 10 përqindësh duhet të paguhet dhe nuk i kthehet paditësit edhe në rastet kur kërkesa për dëmshpërblim nuk pranohet nga gjykata. Por kjo tarifë, e cila është vendosur nëpërmjet një udhëzimi të ministrit të Drejtësisë dhe atij të Financave, konsiderohet si një shkelje e rëndë nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. 

Kryetarja e këtij komiteti, Vjollca Mecaj kërkon shfuqizimin, pasi sipas saj, cënohen rëndë të drejtat e njeriut.

Nis "fshesa" në Greqi. Pranga emigrantëve

Postuar në 29 Mars, 2012 11:36

Greqia rifillon operacionin "fshesa" për dëbimin e emigrantëve klandestinë. Uniformat blu greke me qen policie filluan spastrimin në qendër të Athinës duke arrestuar emigrantët e paligjshëm, si pjesë e masave të fundit qeveritare për të trajtuar problemin e emigracionit klandestin.

Qeveria njoftoi më herët këtë muaj se do të ndërtojë qendra pritjeje  për dhjetra emigrantë të paligjshëm që kanë vërshuar në kryeqytet ku sipas policisë kanë formuar geto dhe në shumë raste jetojne në apartamente të mbipopulluara në kushte të rënda dhe aspak higjenike. 

Ulja e kostos së lekut, Meksi: Synohet t’i jepet stimul ekonomisë

Postuar në 29 Mars, 2012 11:30

Ermelinda Meksi anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë shpjegon në një intevistë për News24 se vendimi i një dite më parë, për uljen e normës bazë të interesit për lekun, u mor për t’i dhënë një stimul ekonomisë, në kushtet kur qeveria ka ulur ndjeshëm shpenzimet në përpjekje për të mbajtur nën kontroll borxhin. 

Ushqimet e skaduara

Postuar në 29 Mars, 2012 11:28

Në supermarkete tregtohen produkte ushqimore të skaduara. Shpesh na ndodh që edhe në supermarkete të njohura të gjejmë produkte me datë skadence të kaluar, por ky fenomen është edhe me i theksuar në periferi dhe në minimarketet e rretheve. 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton, se vetëm në një ditë kontrolli në 113 operatorë biznesi, u kapën rreth 4 kuintalë produkte ushqimore të skaduara.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara