Arkiv-Lajme të përditësuara
Francë 2012, Sarkozy kryeson në sondazhe
Presidenti francez Nicolas Sarkozy, konfirmohet në krye të turnit të parë të zgjedhjeve për Elizeun me 29,5 për qind (2 pikë më shumë), kundrejt socialistit Francois Hollande i cili ka 27. 5 për qind. Kështu tregojnë rezultatet e sondazhit më të fundit të kryer nga Ipsos dhe të publikuar nga France Televisions, Radio France e Le Monde. Sipas të njëjtit sondazh, kandidati socialist do të dalë në balotazh me 55 përqind të votave kundrejt 45 për qind që pritet të marrë Sarkozy. Albanian Screen
Nënkryetari i PLL: Po ta kisha djalin gay do t'i fusja plumbin ballit!
Nënkryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Murat Basha deklaroi mbrëmë se nëse do ta kishte djalin e tij gay, do ta vriste.
"Homoseksualizmi është sëmundje. Unë po ta kisha djalin gay do t'i fusja plumbin ballit", deklaroi Basha gjatë një interviste televizive.
Deklarata e Bashës pason atë të kryetarit të PLL-së, Ekrem Spahiu pak ditë më parë i cili deklaroi për "Gazetën Shqiptare" se gay-t meritojnë një hu për faktin se do organizojnë një Gay Parade në Tiranë.
SHBA, sondazhi, Obama favorit prej grave
Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin këtë javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Barack Obama do të fitonte një mandat të dytë, duke u renditur 4% përpara republikanit Mitt Romney në votime.
Sondazhi i realizuar nga “Gallup”, rezultatet e të cilit u publikuan të hënën, konfirmon një anketë të mëparshëm të kryer nga një universitet amerikan, që paraqiti një diferencë të ngjashme në preferenca.
Largohet presidenti hungarez, kopjoi temën e doktoraturës
Presidenti i Hungarisë, Pal Schmitt jep dorëheqjen, pasi tema e tij e doktoraturës u deklarua e kopjuar. Schmitt, i zgjedhur në vitin 2010, e motivoi veprimin e tij duke thënë se 'një çështje personale po ndante kombit e tij të dashur në një kohë kur roli i tij duhet ta bashkonte atë'.
"Është detyra ime të përfundoj shërbimin tim dhe të jap dorëheqjen nga mandati si president",-tha ai para Parlamentit.
Greqi, dëmshpërblimi për luftën, Berlini: Çështja s'ekziston më
Berlini bën të qartë qëndrimin e tij, se “nuk ekziston tashmë cështja” e dëmshpërblimeve gjermane të luftës ndaj Greqisë.
Ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendi në deklaratën e saj për Agjencinë e Lajmeve të Athinës thotë se “Gjermania pranon përgjegjësinë e saj për Luftën e Dytë Botërore dhe shpreh keqardhjen e thellë për vuajtjet e viktimave”, duke shtuar se Gjermania ka paguar tashmë dëmshpërblimet në kuadrin e Marrëveshjes së 1946-s dhe ka mbështetur në mënyrë aktive edhe rindërtimin e Greqisë.
Autizmi, shtohen rastet e sëmundjes në Shqipëri
Sot shënohet Dita Botërore e Autizmit, një sëmundje që prek më së shumti fëmijët e moshës 1-2 vjeç. Mjekët në Shqipëri herë pas here kanë dhënë alarmi se kjo sëmundje ka pësuar rritje gjatë 10 viteve të fundit.
Ndonëse nuk ka statistika të sakta, pak kohë më parë u deklarua së në 160 fëmijë të lindur në Shqipëri, 1 është i prekur prej saj. Deri në fund të vitit 2008 numëroheshin rreth 4300 fëmijë dhe adoleshentë të diagnostikuar me këtë sëmundje.
Papunësia në Eurozonë, nivel të ri rekord
Papunësia në Eurozonë ka arritur një nivel të ri rekord. Për muajin shkurt papunësia në 17 vendet që përdorin monedhën e përbashkët arriti në 10.8 për qind, nga 10.7 që ishte në janar. Ky është dhe niveli më i lartë që nga koha e hedhjes në treg e euros në vitin 1999. Sërish, Spanja ka nivelin më të lartë të papunësisë, me 23.6 për qind. Sakaq, një tjetër raport konfirmonte se aktiviteti në industri u kontraktua në muajin shkurt. Franca ka qenë vendi që ka shënuar rënien më të madhe, ku aktiviteti i industrive ra në nivelin më të ulët të tre viteve të fundit.
Sezoni turistik, kërkohet zgjidhje për furnizimin me energji
Furnizimi me energji elektrike gjatë sezonit turistik ka qenë një problem që i është parashtruar CEZ shpërndarjes në prag të verës. Gjatë një takimi të përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, banorëve të Himarës dhe CEZ Shpërndarjes u diskutua për gjetjen e një zgjidhjeje për sezonin. Banorët janë shprehur se kërkohet një zgjidhje e shpejtë tani që rritet kërkesa. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Himarës ka dhënë alarmin për rrezikun e njerëzve pasi linjat janë në sipërfaqe.
Ristovski: Enciklopedia antishqiptare maqedone asnjëherë s’është tërhequr
Ish-kryeredaktori i Enciklopedisë Maqedonase, akademik Bllazhe Ristovski ka theksuar se gjysma e kopjeve të kësaj enciklopedie janë shitur dhe gjysma presin të dalin në treg. Në një intervistë për të përditshmen “Utrinski Vesnik” në Shkup, ai ka theksuar se Enciklopedia Maqedonase asnjëherë nuk është tërhequr, por vetëm është bërë stopimi i përkohshëm i shpërndarjes së një pjese të tirazhit. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia maqedonase INA.
Mungon tregu, prodhimi bujqësor mbetet pa shitur
Sikur të të mos mjaftonte izolimi për një periudhë të gjatë të dimrit, zona e Steblevës përjeton një tjetër izolim, atë të mungesës së tregut për shitjen e prodhimit të vetëm bujqësor që mund të kultivojnë.
Patatet e fermerëve të komunës së Steblevës po mbeten stok e po kalben. Ato nuk po tërhiqen nga tregu vendas edhe pse cilësia është shumë e mirë. Shkak, sipas fermerëve, është konkurrenca jo e ndershme që i bëhet prodhimit të tyre nga prodhimet e vendeve fqinj.