Mungon tregu, prodhimi bujqësor mbetet pa shitur

Postuar në 01 Prill, 2012 13:05

Sikur të të mos mjaftonte izolimi për një periudhë të gjatë të dimrit, zona e Steblevës përjeton një tjetër izolim, atë të mungesës së tregut për shitjen e prodhimit të vetëm bujqësor që mund të kultivojnë. 

Patatet e fermerëve të komunës së Steblevës po mbeten stok e po kalben. Ato nuk po tërhiqen nga tregu vendas edhe pse cilësia është shumë e mirë. Shkak, sipas fermerëve, është konkurrenca jo e ndershme që i bëhet prodhimit të tyre nga prodhimet e vendeve fqinj.

"Patatet janë prodhuar, por nuk shiten. Nuk i marrin. Nuk kemi asnjë burim tjetër të ardhurash. Gjithë zona këtu i ka patatet pa shitur",-thotë Halit Tupi, tregtar.

"Në kohën kur shitet patatja, doganat rrinë të hapura; futen patate nga Maqedonia, Kosova dhe ky popull paralizohet. Rreth 7 mijë kuintal patate janë pa shitur në gjithë zonën dhe malli është i bllokuar totalisht",-thotë Haki Lila, një tjetër tregtar. 

"Kryesisht ne jetojmë me pataten. Patatja sivjet ka mbetur pa shitur. Tregu është shumë i lirë, me 200 lekë llogaritet të shkojë tani patatja këtu, në një kohë që ne e kemi shitur edhe me 500 lekë",-thotë Hysen Qoli. 

Vit pas viti shitja e patates që është i vetmi burim të ardhurash për fermerët, ka ardhur duke u përkeqësuar. Vetëm prodhimi i këtij viti ka mbetur 70 për qind ende i pashitur, që i përkthyer në sasi janë mbi 7 mijë kuintalë patate që rrezikojnë të groposen. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.