Arkiv-Lajme të përditësuara
Krijohet një parti e re, Elmaz Sherifi në krye të LDP
Krijohet partia “Lidhja për Drejtësi e Progres”. Kryetari i saj Elmaz Sherifi ka renditur pikat kryesore të programit të kësaj partie, duke deklaruar se LDP është një forcë e re që do synojë si elektorat intelektualët dhe emigrantët dhe që do të ketë si qëllim integrimin e vendit dhe standardet europiane.
Nafta, faji i qeverisë
Krahasuar me një vit më parë, çmimi i naftës dhe benzinës është rritur me ritme të larta për konsumatorët në mbarë botën, por masa e rritjes ndryshon fort nga njëri vend në tjetrin.
Shifrat e punësimit, Obama: Janë hapur 4 mln vende pune
Presidenti amerikan, Barak Obama mirëpriti shifrat e punësimit për muajin mars, por shtoi se ka ende shumë punë për të bërë dhe ekonomia do të përballej me shumë ulje-ngritje përgjatë rrugës së rimëkëmbjes.
"Ekonomia jonë ka krijuar më shumë se 4 milionë vende pune në sektorin privat në dy vitet e kaluara, dhe më shumë 600 mijë vetëm në tre muajt e fundit", theksoi presidenti. Sipas tij, rënie dhe ngritjet në shifrat e punësimit duan të thonë se ka ende punë përpara. AO i bëri këto komente në një forum në Shtëpinë e Bardhë për gratë dhe ekonominë.
OKB: Popullsia në Shqipëri, më e palumtur se ajo kosovare
Megjithëse janë ‘si motra’, popullata shqiptare e Shqipërisë është me e palumtur se ajo kosovare.
Sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nga 142 shtete Shqipëria renditet në vendin e 89-të për shkallën e palumturisë, ndërsa vendin e parë në rajon e zë Kroacia si vendi më i lumtur për të jetuar.
Ndërsa bashkëkombësit në Kosovë janë më të lumtur se ata në Shqipëri, pasi renditen 20 shkallë më lart sesa Shqipëria për shkallën e lumturisë. Kushtet ekonomiko- sociale, ku mbizotëruese është varfëria deri në mjerim e bëjnë Shqipërinë një popull të palumtur.
Dita botërore e shëndetit, rritet jetëgjatësia në Shqipëri
Jetëgjatësia mesatare në Shqipëri është rritur me 22 vjet, krahasuar me 60 vjet më parë. Shifrat janë publikuar nga ministria e Shëndetësisë, në ditën botërore të Shëndetit.
Sipas të dhënave, shqiptarët kanë një jetëgjatësi mesatare prej 75.1 vjet, përkatësisht 72.1 vjet për meshkujt dhe 78.6 vjet për femrat. Pra, çdo person që ka mbushur moshën 60 vjet ka shpresë për të jetuar edhe 20.6 vjet, ndërsa një person që ka mbushur 65 vjet, ka shpresë për të jetuar edhe 16.5 vjet. Mosha mesatare e popullsisë në 2007 ishte 32.5 vjeç nga 27.4 vjeç në 1990.
Voskopojë, nis pastrimi i zonës nga banorët
Pas një dimri të gjatë, ku fshati Voskopojë thuajse çdo ditë ishte i mbushur me turistë, të cilët ishin prezentë jo vetëm për të shijuar natyrën, por edhe gatimet tradicionale, interesi për të rritur shifrat e turizmit edhe në pranverë ka bërë që çdo rrugë dhe rrugicë e fshatit të pastrohet per te krijuar nje mjedis sa me te paster dhe te shendetshem.
Komisioneri Oli Rehn: Bashkimi i Greqisë në euro, gabim i madh
Komisioneri evropian për ekonominë Oli Rehn deklaroi në stacionin televiziv finlandez se “hyrja e Greqisë në eurozonë, ishte një gabim i madh”.
"Unë nuk do përmend emra dhe nuk do kritikoj askënd, por fakti që Greqia mundi të bashkohet me eurozonën në vitin 2001, ishte ndoshta që atëherë, një gabim i madh," tha ai.
Suedezët pastrojnë Lushnjën
Një grup studentësh nga Suedia kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e qytetit të Lushnjës. 36 të rinjtë për tre ditë me radhë do të pastrojnë pjesë të ndryshme të qytetit, lagje periferike dhe lulishtet qendrore të këtij qyteti.
Nismën e tyre e kanë prezantuar edhe para pushtetit vendor. Të rinjtë suedezë kanë dalë në rrugët e qytetit për të sensibilizuar edhe banorët për këtë aksion.
Eksodi i refugjatëve sirianë, Turqia paralajmëron OKB-në
Turqia ka paralajmëruar Kombet e Bashkuara se mund t?i nevojitet ndihmë në rast se fluksi i refugjatëve sirianë që kalojnë kufirin do të vazhdojë në përmasat e 24 orëve të fundit. Pas një bisede me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu tha se çështja e refugjatëve po shndërrohet në një problem ndërkombëtar.
Gjobat misterioze të makinave
Gjobat e vendosura nga Policia Rrugore, pa prezencën e drejtuesit të mjetit janë kthyer në një makth për qytetarët që mbeten të shtangur, pasi mësojnë për to vetëm kur bien pre e kontrolleve të patrullave policore në rrugë.
I shtrire ne kohe ky problem, në javët e fundit është shoqëruar edhe me ngaterrimin e emrit te drejtuesit te mjetit, kur fluksi i ndeshkimeve eshte rritur ndjeshem. Ankesat sidomos ne sportelin e komisariatit rrugor te Tiranës janë rritur mjaft.