Krijohet një parti e re, Elmaz Sherifi në krye të LDP

Postuar në 07 Prill, 2012 12:02

Krijohet partia “Lidhja për Drejtësi e Progres”. Kryetari i saj Elmaz Sherifi ka renditur pikat kryesore të programit të kësaj partie, duke deklaruar se LDP është një forcë e re që do synojë si elektorat intelektualët dhe emigrantët dhe që do të ketë si qëllim integrimin e vendit dhe standardet europiane.

“Ne jemi lidhja që do ta ndryshojmë politikën aktuale, jemi kundër politikës së rrugës, jemi për politikë institucionale. Jemi për politikën e zgjidhjes dhe jo të konstatimit, jemi për drejtësinë si paanshmëri kundër politikës së mashtrimit. Ne jemi për konsolidimin e institucioneve politike e juridike, kundër praktikave e sjelljeve antidemokratike. Ne jemi për progresin, jemi për zhvillimin, kundër politikave që kërkojnë vetëm ndryshimin. Ne jemi për shanse të barabarta dhe të drejta për të gjithë kundër politikave që diskriminojnë femrën dhe fëmijët. Ne jemi për standarte europiane të jetesës, kundër krahasimit me standardet e mbijetesës”, tha Sherifi në fjalë ne tij.

Kryetari i LDP-së Sherifi ka akuzuar partitë politike se merren me sherre për interesat e tyre dhe nuk bashkëpunojnë për integrimin e vendit.
 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.