Shifrat e punësimit, Obama: Janë hapur 4 mln vende pune

Presidenti amerikan, Barak Obama mirëpriti shifrat e punësimit për muajin mars, por shtoi se ka ende shumë punë për të bërë dhe ekonomia do të përballej me shumë ulje-ngritje përgjatë rrugës së rimëkëmbjes.
"Ekonomia jonë ka krijuar më shumë se 4 milionë vende pune në sektorin privat në dy vitet e kaluara, dhe më shumë 600 mijë vetëm në tre muajt e fundit", theksoi presidenti. Sipas tij, rënie dhe ngritjet në shifrat e punësimit duan të thonë se ka ende punë përpara. AO i bëri këto komente në një forum në Shtëpinë e Bardhë për gratë dhe ekonominë.
Departamenti Amerikan i Puëns tha se gjatë marsit, punëdhënësit kanë shtuar 120 mijë vende pune gjatë marsit. Në të njëjtën kohë, rritja në fondin e pagave ka qenë më e ulët nga sa parashikohej.
Albanian Screen
Add new comment