Dita botërore e shëndetit, rritet jetëgjatësia në Shqipëri

Postuar në 07 Prill, 2012 05:22

Jetëgjatësia mesatare në Shqipëri është rritur me 22 vjet, krahasuar me 60 vjet më parë. Shifrat janë publikuar nga ministria e Shëndetësisë, në ditën botërore të Shëndetit.

Sipas të dhënave, shqiptarët kanë një jetëgjatësi mesatare prej 75.1 vjet, përkatësisht 72.1 vjet për meshkujt dhe 78.6 vjet për femrat. Pra, çdo person që ka mbushur  moshën 60 vjet ka shpresë për të jetuar edhe 20.6 vjet, ndërsa një person që ka mbushur 65 vjet, ka shpresë për të jetuar edhe 16.5 vjet. Mosha mesatare e popullsisë në 2007 ishte 32.5 vjeç nga 27.4 vjeç në 1990.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.