Arkiv-Lajme të përditësuara
Mungesa e higjienës në subjektet ushqimore, ASHR gjobit 40 dyqane
Mbi 40 subjekte treg tare janë gjobitur nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal gjatë muajit mars për shkak të mungesës së higjienës. Gjithashtu, ky institucion bën të ditur se gjatë këtij muaji janë inspektuar 1500 subjekte në drejtim të higjienës ushqimore.
Sarandë, shqetësim për rrjetin e ujërave të zeza
Saranda një prej destinacioneve më të rëndësishme të turizmit në Shqipëri do të celë edhe këtë sezon turistik me sfidën e një rrjeti të amorizuar kanalizimesh të ujërave të zeza të cilat shkarkojnë në det duke dëmtuar plazhet më të bukura të bregdetit jonian.
Dështimi i HEC-eve të vegjël
Edhe gjatë vitit 2011 ecuria e prodhimit dhe ndërtimit të hidrocentraleve me koncesion ka qenë e dobët.
Kjo konfirmohet edhe në raportin e fundit të Entit rregullator të Energjisë Elektrike për vitin 2011. Sipas rasportit, që pas vitit 2007, vit kur qeveria propagadoi një nismë sipas saj të fuqishme për ta kthyer Shqipërinë në fuqi energjitike, vetëm 12 HEC-e të vegjël prodhojnë energji.
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes, banorët e Kukësit konsumojnë ujë të ndotur
Banorët e njërës prej lagjeve periferike të qytetit të Kukësit, konkretisht asaj Gostil, prej më shumë se një muaji po konsumojnë ujë të ndotur. Shkak për këtë situatë janë bërë ujërat e zeza të cilat janë bashkuar me ato të bardha, pasi rrjeti i shpërndarjes së ujit të pijshëm është dëmtuar.
Siç tregojnë edhe vetë banorët e kësaj lagje kanë filluar shqetësimet në shëndetin e tyre. Përveç ngjyrës, uji që mbërrin në çesmat e konsumatorëve ka edhe erë të keqe.
Obama në fushatë me “rregullin Buffet”
Miliarderi amerikan, Warren Buffet është shndërruar në burim frymëzimi për presidentin amerikan Barack Obama.
Në fushatën e tij elektorale për t’u rimandatuar në krye të Shtëpisë së Bardhë, një ndër shtyllat kryesore të programit të Obama-s pritet të jetë i ashtuquajturi “rregulli Buffet” që nënkupton më shumë taksa për të pasurit dhe më pak për klasën e mesme dhe të varfërit.
Obama në fushatë me “rregullin Buffet”
Miliarderi amerikan, Warren Buffet është shndërruar në burim frymëzimi për presidentin amerikan Barack Obama.
Në fushatën e tij elektorale për t’u rimandatuar në krye të Shtëpisë së Bardhë, një ndër shtyllat kryesore të programit të Obama-s pritet të jetë i ashtuquajturi “rregulli Buffet” që nënkupton më shumë taksa për të pasurit dhe më pak për klasën e mesme dhe të varfërit.
Falimentojnë peshkatarët, shkak kostoja e naftës për anijet
Mungesa e subvencionimit për çmimin e naftës po çon drejt falimentit peshkatarët e gjirit të Vlorës. Vetëm 30 për qind e anijeve të peshkimit janë në punë pasi sasia e peshkut të kapur nuk justifikon koston e një dalje në det. Vështirësinë e punës së peshkatarëve e shton edhe mungesa e një porti peshkimi.
Vetëvrasje tjetër në Greqi. Funerali për ish farmacistin
Vetëm disa orë pas vetëvrasjes së ish farmacistit në pension, Dimitris Christoulas, një tjetër tragjedi shënohet në Greqi, këtë herë në qytetin e Kavalës.
Zona është tronditur me vetëvrasjen e një ish mësuesi 78 vjecar në pension, i cili sipas mediave vendase, vendosi t'i japë fund jetës së tij, sepse nuk mund të duronte poshtërimin që solli kriza.
Britania, ligj i ri anti-emigracion
Martesa, përgjithësisht është një ndermarrje e madhe financiare, por kjo pritet të jetë akoma më veshtire, nëse ke fituar shtetësinë britanike dhe kërkon të sjellësh familjen në Britani nga vendi i origjinës.
Në një përpjekje për të frenuar abuzimet me ndihmat sociale nga pjestaret e familjeve që i bashkohen atyre që kanë fituar shtetesine, qeveria e kryeministrit Cameron ka hartuar plane të reja, që pritet të hyjnë në fuqi në qershor të këtij viti.
Tafaj: Çështja, në Gjykatën Kushtetuese
Pas dekretimit nga Presidenti të ndryshimeve në Ligjin për Statusin e të Verbërve dhe Paraplegjikëve, kjo kategori ka mbetur e zhgënjyer dhe thotë se i janë cënuar të drejtat.
Sipas presidentit të Shoqatës së të Verbërve Sinan Tafaji, çështja do të kalojë në Gjykatën Kushtetuese, ku do të kërkohet shfuqizimi i këtij ligji.