Vetëvrasje tjetër në Greqi. Funerali për ish farmacistin

Postuar në 08 Prill, 2012 04:24

Vetëm disa orë pas vetëvrasjes së ish farmacistit në pension, Dimitris Christoulas, një tjetër tragjedi shënohet në Greqi, këtë herë në qytetin e Kavalës.

Zona është tronditur me vetëvrasjen e një ish mësuesi 78 vjecar në pension, i cili sipas mediave vendase, vendosi t'i japë fund jetës së tij, sepse nuk mund të duronte poshtërimin që solli kriza. 

78 vjecari njihej nga bashkësia e Kavalës, si një njeri shumë i mirë. Ai ishte president nderi i klubit të donatorëve të gjakut, por në dy vitet e fundit shfaqi probleme psikologjike. Dje ai qëlloi veten 300 metra larg shtëpisë me një armë gjahu, për të cilën familja e tij nuk ishte në dijeni. Plaku kishte lënë një shënim ku iu kërkonte falje fëmijëve dhe 5 nipërve të tij. 

Ndërkaq po dje u kthye në një tubim madhështor proteste të heshtur, funerali i pensionistit që vrau veten publikisht në mërkurën në Athinë. Mijëra njerëz i dhanë lamtumirën e fundit pensionistit, që me aktin e tij shkaktoi tronditje dhe protestë të madhe në gjithë vendin. 

Me mesazhet e shoqërisë, vajzës së tij dhe të mirënjohurit Mikis Teodorakis u përcoll 77 vjecari, që punoi gjithë jetën e tij dhe në fund e mbylli duke i dhënë fund asaj me plumbin e një pistolete të vjetër, për të mos lejuar që t'i shkelej dinjiteti.

Trupi i të ndjerit do dërgohet për t’u djegur në Bullgari, sic ishte edhe dëshira e tij e fundit.

 

Anila Jole

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.