Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes, banorët e Kukësit konsumojnë ujë të ndotur

Banorët e njërës prej lagjeve periferike të qytetit të Kukësit, konkretisht asaj Gostil, prej më shumë se një muaji po konsumojnë ujë të ndotur. Shkak për këtë situatë janë bërë ujërat e zeza të cilat janë bashkuar me ato të bardha, pasi rrjeti i shpërndarjes së ujit të pijshëm është dëmtuar.
Siç tregojnë edhe vetë banorët e kësaj lagje kanë filluar shqetësimet në shëndetin e tyre. Përveç ngjyrës, uji që mbërrin në çesmat e konsumatorëve ka edhe erë të keqe.
"Janë përzier ujërat e bardha me të zeza. Sa nga vjen kjo, nuk e di. Uji vjen edhe i turbullt edhe i kthjellët",-thotë një banore e kësaj lagjeje.
Rrjeti i shpërndarjes së ujit të pishëm është dëmtuar së tepërmi kohët e fundit në lagje të ndryshme të qytetit duke shtuar kështu edhe problemet tek konsumatorët e tij që, sipas ndërmarjes së Ujsjellësit, nuk shlyejnë faturat e ujit të shpenzuar.
Albanian Screen
Add new comment