Falimentojnë peshkatarët, shkak kostoja e naftës për anijet

Mungesa e subvencionimit për çmimin e naftës po çon drejt falimentit peshkatarët e gjirit të Vlorës. Vetëm 30 për qind e anijeve të peshkimit janë në punë pasi sasia e peshkut të kapur nuk justifikon koston e një dalje në det. Vështirësinë e punës së peshkatarëve e shton edhe mungesa e një porti peshkimi.
"Një nga pikat kyçe sot është që plus subvencionimi që shteti është i detyruar në sektorin tonë është që ne nuk furnizohemi dot. Nëse sot duhet të ishin mbi 70 për qind e anijeve në punë ne nuk jemi as te 30 përqindëshi. Pra, ky peshk dhe ky turizëm duhet të mbizotëronte në qytetin tonë, për të cilin shumë turista do të hanin një peshk të freskët me kënaqësi", tha Mezan Mezani, përgjegjës i shoqatës së Peshkimit.Vlorë.
Peshkatarët profesionistë përballen edhe me peshkimin e paligjshem e nga amatorët e palicensuar.Vite më parë vetëm një anije nxirrte 1.000-2.000 kuintal sardele në vit ndërsa tani kjo sasi ka zbritur në 300 kuintal në vit. Sipas Mezanit gjuetia e paligjshme tashmë zotëron 70 për qind të tregut të peshkut në gjirin e Vlorës.
Albanian Screen
Add new comment