Arkiv-Lajme të përditësuara

Maqedoni, vrasja e 5 të rinjve, rriten tensionet etnike

Postuar në 13 Prill, 2012 12:44

Rreth 30 persona po mbahen nga organet policore të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smilkovc të komunës Butel të Shkupit ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska në një konfernc për shtyp duke dhën disa detaje lidhur me vrasjen e pesfishtë. 
Numri një i dikasterit të policisë ka theksuar se njësitet policore janë në terren dhe se po ruajnë rendin dhe qetësinë. 

Egjipt, rikthehen protestat

Postuar në 13 Prill, 2012 12:43

Mijëra egjiptianë dolën sërish në rrugët dhe sheshet e vendit për të protestuar kundër vendimit të ish-kryespiunit të regjimit të Hosni Mubarak për të marrë pjesë në garën për president të vendit. 

Sheshi “Tahrir”, vend-simboli i protestave që rrëzuan Mubarak, u mbush nga protestuesit të thërritur për të manifestuar nga Vëllazëria Muslimane, parti e grupe të tjera politike në vend.

Lumi Vjosë, 80 për qind e rrjedhës së tij, e ndotur

Postuar në 13 Prill, 2012 07:07

Vjosa lumi më i rëndësishëm për nga gjatësia dhe prurja e ujërave në rajonin jugor rezulton sot në 80 për qind  të rrjedhës së tij i ndotur. Sipas ekspertëve rajonalë të mjedisit, lumi i cili përshkon me 192 kilometra territorin shqiptar rrit parametrat e ndotjes sapo hyn në Shqipëri. 

Ende sot në territorin e Greqisë përgjatë 80 kilometra të Vjosës janë të vendosur disa parqe kombëtare, ku jetojnë arinjtë e murrmë.

Landfildi i Bushatit, gjermanët paralajmërojnë mbylljen

Postuar në 13 Prill, 2012 07:06

Landfildi i Bushati rrezikon të humbasë qëllimin për të cilin u krijua. Sipas administratorit të tij është e pamundur që të pranohet kërkesa e njësive vendore për depozitimin e mbetjeve pa pagesë në këtë landfild deri në 20 prill në zbatim të urdhrit të kryeministrit për pastrimin e territorit. Problemi më i madh për të mbetet Bashkia e Shkodrës e cila edhe pse ka nënshkruar kontratën nuk depoziton mbetjet në landfild.

FMN, Lagarde: Greqisë i duhet një koalicion qeverisës

Postuar në 13 Prill, 2012 07:00

Gjatë një fjale të mbajtur në Institutin Brookings, drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde duket se sugjeroi raportet e reja në skenën politike greke dhe "fytyrën", që sipas saj, duhet të kenë zgjedhjet e ardhshme në Greqi.

"Qytetarët dhe politikanët grekë u treguan njerëz shumë trima me sakrificat e bëra deri tani dhe me përpjekjet e tyre për të kapërcyer krizën. Qeveria e koalicionit nën drejtimin e Lukas Papadhimos bëri përparime të rëndësishme dhe ne i njohim këto arritje”, tha kreu i FMN. 

Gjirokastër, të verbërit kundër ministrit Ksera Gjirokastër, të verbërit kundër ministrit Ksera

Postuar në 13 Prill, 2012 06:51

Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera është pritur me protesta në Gjirokastër prej Shoqatës së të Verbërve dhe Paraplegjikëve të cilët kanë kërkuar prej qeverisë shqiptare ndryshime ligjin për këtë kategori. 

Disa dhjetëra përfaqësues të kësaj shoqate nga i gjithë qarku kanë protestuar para ambjenteve ku mbahej një konferencë e inicuar nga Ministri Ksera për dhunën në familje. Ata thanë se ndihen të përbuzur dhe të shkelur prej masave shtrënguese të qeverisë. 

Jashtë standardeve, tregtarët nuk reagojnë pas gjobave

Postuar në 12 Prill, 2012 12:25

Në disa tregje në vend produktet ushqimore vijojnë të tregtohen jashtë kushteve higjeno-sanitare. Ky fakt pranohet edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), pas inspektimeve të bëra në terren. Ky insitucion ka sekuestruar dhe konfiskuar shumë produkte, duke kërkuar nga tregtarët zbatimin e rregullave për sigurinë ushqimore. Por reflekimi i tregtarëve ka qënë i ulët, pak prej tyre kanë përmirësuar kushtet e tregtimit pas gjobave dhe penalizimeve.

Presidencialet në Francë, Holande kritika Sarkozi

Postuar në 12 Prill, 2012 12:22

Kandidati socialist për zgjedhjet presidenciale në Francë, Fransua Holande kritikoi ashpër qeverinë e presidentit Sarkozi se po e lë Francën në një gjendje të vështirë, si rrjedhojë e shpenzimeve të pakontrolluara, që e kanë rritur ndjeshëm nivelin e defiçitit kombëtar. 

“Ajo që dua unë t’i vërtetojmë Europës është se Franca ka në dorë të ardhmen e saj financiare”,- deklaroi Holande, gjatë një interviste televizive. 

“Nëse tregjet janë të shqetësuara, unë si president dua t’i siguroj se nuk do të ketë vend për asnjë spekulim”,-theksoi Holande. 

Festa e Pashkëve, nis kthimi i emigrantëve

Postuar në 12 Prill, 2012 12:20

Afrimi i festës së Pashkëve ka bërë që të rritet numri i personave që kthehen në Shqipëri nga shteti fqinj. 

Kështu në piken e kalimit kufitar të Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 2981 shtetas dhe 975 mjete, ndërkohë që kanë dalë 3088 persona dhe 669 mjete. Dogana shqiptare po punon me 5 sportele ne hyrje dhe 4 sportele ne dalje, ndersa pala greke me 3 sportele ne hyrje dhe 3 ne dalje. 

Siri, hyn në fuqi armëpushimi

Postuar në 12 Prill, 2012 06:27

Armëpushimi për Sirinë, i propozuar nga i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Annan, ka hyrë në fuqi por vendet e Perëndimit shprehen skeptike mbi mundësinë që Siria ta përmbushë atë. 

Siria ka deklaruar se do të zbatojë armëpushimin, por ruajti të drejtën për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve. Nga ana tjetër edhe grupi kryesor i rebelëve deklaroi se do t’i përgjigjet çdo sulmi të forcave qeveritare. 

Deri tani nuk janë raportuar shkelje të planit, por Shtetet e Bashkuara deklaruan se e qëndrimi i Sirisë ishte “pak, në mos aspak i besueshëm”. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara