Landfildi i Bushatit, gjermanët paralajmërojnë mbylljen

Postuar në 13 Prill, 2012 07:06

Landfildi i Bushati rrezikon të humbasë qëllimin për të cilin u krijua. Sipas administratorit të tij është e pamundur që të pranohet kërkesa e njësive vendore për depozitimin e mbetjeve pa pagesë në këtë landfild deri në 20 prill në zbatim të urdhrit të kryeministrit për pastrimin e territorit. Problemi më i madh për të mbetet Bashkia e Shkodrës e cila edhe pse ka nënshkruar kontratën nuk depoziton mbetjet në landfild.

"Po ta dija se si do të vazhdonte puna pas 20 prillit atëherë do të pranoja me kënaqësi sjelljen e mbeturinave këtu nga njësitë vendore. Por prej 2 vjetësh është e njëjta situatë. Shpresojmë që ultimatumi i kryeministrit të ndryshojë diçka në marrëdhënien tonë me bashkinë e Shkodrës. Në të kundërt ne do të tërhiqemi", thotë Hubert Ambrust, administrator i Landfield Bushat.

"Ka lëvizje nga shumë komuna e bashki të qarqeve Shkodër dhe Lezhë, të cilat janë afruar për të hartuar kontratat dhe që do të sjellin mbeturinat. E vetmja njësi që deri tani nuk ka shfaqur interes është bashkia e Shkodrës dhe që vazhdon të mos i sjellë", tha Zija Gerbeti, drejtor landfieldi.

Mosrespektimi i kontratës nga Bashkia e Shkodrës rrezikon nderprerjen e procesit te perpunimit dhe riciklimit te mbetjeve urbane nga kompania gjermane. Bashkia e Shkodrës pavaresisht se ka rritur taksën vendore te pastrimit per vitin 2012, vazhdon te mos depozitoje mbetjet urbane ne landfieldin e Bushatit, por t?i dergoje ato prane Varrezave te Deshmoreve ku edhe digjen në ambjent të hapur.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.