Arkiv-Lajme të përditësuara

Gazetari maqedonas kërkon një Breivik për shqiptarët

Postuar në 18 Prill, 2012 06:36

 Në ditën kur terroristi norvegjez Anders Bering Breivik po gjykohet në Oslo për vrasjen e 77 personave të pafajshëm, gazetari maqedonas Milenko Nedelkovski, show-men në Televizionin "Kanal 5", ka mbështetur publikisht përmes profilit të tij në Facebook, idenë e një Breiviku edhe në Maqedoni.

Shqiptarët sulmojnë sitin e partisë greke

Postuar në 18 Prill, 2012 06:32

Hakerat shqiptarë kanë sulmuar faqen zyrtare të Kryetarit të Partisë së Re të së djathtës greke, Panos Kamenos. 

Përdoruesit e faqes “panoskammenos.gr”, kanë parë të habitur të shkruhet në faqen e kryetarit të partisë "Grekët e pavarur" flamurin shqiptar, ndërsa në sfond dëgjohen këngë patriotike shqiptare. 

Kriza, BERZH: Shqiptarët konsumojnë më pak, kujdes me borxhin

Postuar në 18 Prill, 2012 06:24

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon një rritje ekonomike prej vetëm 1.2 për qind këtë vit për Shqipërinë. Shifra është publikuar në një raport të BERZH-it me temë ‘Kriza dhe Tranzicioni’, ku pasqyrohet ecuria dhe zhvillimet ekonomike të 29 vendeve të Evropës Qëndrore dhe Azinë. 

Saranda probleme me ujin

Postuar në 18 Prill, 2012 06:20

Disa lagje të qytetit të Sarandës furnizohen me ujë të pijshëm vetëm 30 minuta në ditë. Dhe kjo ndodh tani kur sezoni turistik ende nuk ka filluar dhe popullsia ne qytet eshte e reduktuar. 

Banoret e qytetit po e vuajne kete problem te madh prej 2 vjetesh te pakten dhe situate behet akoma me e veshtire gjate sezonit veror

Hakerat shqiptarë kthejnë sytë nga grekët: 'Shqipëria etnike është afër'

Postuar në 17 Prill, 2012 21:12

Hakerat shqiptarë kanë kthyer sytë nga faqet zyrtare greke në internet. Kësaj here pre e hakerave ka rënë faqja zyrtare e kryetarit të partisë “Grekët e pavarur”, Panos Kammenos. 
Sapo klikon në faqen zyrtare të Kammenos http://www.panoskammenos.gr, shfaqet një flamur shqiptar në të cilin shkruhet “Shqipëria Etnike.” Në sfond janë vendosur këngë patriotike shqiptare, ndërsa në pjesën e poshtme të faqes kryesore shkruhet: “Sepse ne nuk harrojmë kurrë”. 

Itali, kompanitë automobilistike në krizë

Postuar në 17 Prill, 2012 10:44

Shitjet e automjeteve në Itali pësuan një rënie drastike prej 26,7% në muajin mars, krahasuar me një vit më parë, rrjedhojë e qartë e krizës që ka përfshirë ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës. 

Megjithatë, të gjithë kompanitë europiane të prodhimit të makinave kanë regjistruar një rënie mesatare prej 7% në shitjet e tyre. Të dhënat bëhen edhe më shqetësuese duke patur parasysh se muaji mars është muaji më i mirë për tregun.

Paradë gjigande. Irani demostron forcën ushtarake

Postuar në 17 Prill, 2012 06:54

Irani shënon Ditën Kombëtare të Ushtrisë me një paradë gjigande  ku demosntroi forcën ushtarake. Pamjet televizive të transmetuara nga media shtetërore treguan një shumëllojshmëri tankesh, artilerie, raketash e avionësh pa pilot si dhe sistemet e mbrojtjes ajrore. 

Në faqen e saj anglisht, televizioni shtetëror Press TV bënte të ditur se në këtë mënyrë vendi demonstronte "aftësitë e veta ushtarake". Press TV shtoi se vendi ka bërë përparime të mëdha në sektorin e mbrojtjes në vitet e fundit.

Arsimi parauniversitar, diskutim me grupet e interesit

Postuar në 17 Prill, 2012 06:35

Projektligji i arsimit parauniversitar do të shqyrtohet sot nga komisioni i medias, bashkë me grupet e interesit. Avokati i Popullit, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Alternativa Civile do të japin mendimet e tyre lidhur me ndryshimet në ligj.

Një ditë më parë, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj prezantoi ndryshimet. Në projektligj parashikohet që gjuha e huaj të jetë provim i detyrueshëm që në 9-vjeçare, dhe në gjimnaz. Ndërsa do të fillojë të mësohet që në klasë të tretë. Ndërsa gjuha e dytë do të nisë të mësohet në klasën e shtatë.

 

Albanian Screen 

Breivik: Sulmi im, më spektakolari që pas Luftës së II Botërore

Postuar në 17 Prill, 2012 06:32

Procesi gjyqesor kundër norvegjezit Anders Behring Breivik lidhur me sulmet e vitit të kaluar mori sot një kthesë të papritur kur një prej gjykatësve të cështjes u shkarkua pas dyshimeve për paanshmërinë e tij. Dita e dytë e gjyqit pritej të niste me dëshminë e Breivik, por seanca e mëngjesit u shty pasi palët kërkuan largimin e gjykatësit Thomas Indrebo, i cili ne 23 korrik te vitit te kaluar kishte deklaruar se dënimi me vdekje është e vetmja gjë e duhur për të bërë në këtë çështje. 

Fluks emigrantesh në pikën e Kapshticës

Postuar në 16 Prill, 2012 12:17

Pasi kanë kremtuar festën e Pashkëve në vend, emigrantët shqiptarë kanë nisur rikthimin e tyre drejt shtetit helen duke sjellë edhe krijimin e radhëve të gjata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. 

Largimi i menjëhershëm i emigrantëve ka sjellë edhe krijimin e radhëve kilometrike pasditen e së hënës, ku qindra automjete kanë qendruar në pritje para se të afroheshin pranë sporteleve të kontrollit të dokumnetacionit. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara