Arkiv-Lajme të përditësuara

Kinë-Rusi, stërvitje e përbashkët ushtarake

Postuar në 22 Prill, 2012 06:16

Flotat detare kineze dhe ruse kanë nisur një stërvitje të përbashkët në ujrat e Detit të Verdhë, në brigjet lindore kineze, raportuan të dielën mediat e të dy vendeve. 

Në stërvitje u simuluan operacione anti-nëndetëse dhe shpëtimi i anijeve të marra peng. Kjo është hera e parë që të dy vendet realizojnë një stërvitje të tillë, ndonëse që prej vitit 2005 ka pasur katër bashkëpunime të ndryshme.

Holandë, zgjedhje të parakohshme, shkak kriza financiare

Postuar në 21 Prill, 2012 14:11

Negociatat mes koalicionit qeveritar në Holandë dhe aleatit të saj në Parlament për reduktimin e deficitit publik kanë dështuar duke i hapur rrugën një rrëzimi të mundshëm të qeverisë. 

Kryeministri holandez, Mark Rutte njoftoi sot zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, për shkak të dështimit të negociatave mes palëve. 

Negociatat, që nisën më 5 mars dhe parashikuar fillimisht për të zgjatur tre javë do të mundësonin arritjen e një marrëveshjeje për kursimin e 16 miliardë eurove për të reduktuar deficitin publik të Holandës.

 

Ballkane.com

Borxhi i familjeve

Postuar në 21 Prill, 2012 14:07

 

Një vrojtim i fundit i Bankës së Shqipërisë, pjesë e raportit të stabilitetit financiar tregon se kriza po përkeqëson aftësinë e individëve për të paguar borxhet që kanë marrë. 

Vrojtimi, i cili është kryer në një kampion me 1 mijë e 200 familje, tregoi se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2011 mbi 26 për qind familjeve që kanë borxhe kanë raportuar përkeqësim të aftësisë paguese, krahasuar më gjashtëmujorin e parë.

Sindikatat protestë më 1 maj para qeverisë

Postuar në 21 Prill, 2012 08:36

Konfederata e Sindikatave të pavarura të Shqipërisë ka nisur bisedimet me grupe shoqërore, organizata e lëvizje të ndryshme për organizimin e një proteste massive në bulevardin e madh, para selisë së kryeministrisë më 1 maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. 

Kreu i konfederatës, Kolë Nikollaj në një prononcim për Top News tha se ndryshe nga vitet e kaluara, kjo protestë do të jetë një zë i fuqishëm i të gjitha shtresave të shoqërisë kundër padrejtësive dhe shkeljes së të drejtave që sipas tij që po bën sot qeveria aktuale 

Himarë, prishen ndërtimet pa leje, Bollano: U dhunuan 7 minoritarë

Postuar në 21 Prill, 2012 08:32

Tensionohet situata në Himarë, teksa bëhet e ditur se 7 banorë të këtij qyteti janë dhunuar nga ana e Policisë Ndërtimore, gjatë aksioneve të nisura prej disa ditësh për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Përmbytet nënstacioni i Shkodrës, 25 mijë banorë pa energji

Postuar në 21 Prill, 2012 06:47

 

Në rrethin e Shkodres kane mbetur pa energji elektrike rreth 25 000 banore ne zonat Shkoder qytet(pjeserisht) dhe komunat Berdice, Zues,Trush, Dajc dhe Velipoje. CEZ Shpërndarje  njofton se kjo situate ka ardhur si pasoje e punimeve te kompanive "Matarreze" dhe "Älbtiefbau" per ndertimin e rruges se re, që ka sjellë bllokimin e te gjithe kanaleve kulluese çka solli si pasoje eshte permbytjen e Nenstacionit të Shkodres qe furnizon keta banore me energji elektrike. 

Greqi, raport shokues i KE: 1000 biznese do mbyllen çdo javë

Postuar në 21 Prill, 2012 06:42

Deri në 1 000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme pritet të vënë drynin çdo javë, gjatë gjysmës së parë të vitit 2012 në Greqi, për shkak të situatës zymtë ekonomike, vlerëson Komisioni Evropian në një raport të tij. 

"Greqia po përballet me një krizë të thellë ekonomike dhe sociale gjë që reflektohet në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. 6 në 10 biznese, panë të ardhurat e tyre të bien ndjeshëm në vitin 2011 dhe 150 000 persona humbën punën", vëren komisioni. 

Nuk sigurojnë jetën. Shqiptarët tregojnë pak interes

Postuar në 21 Prill, 2012 06:39

Sigurimi i jetës nga qytetarët shqiptarë është në një nivele shumë të ulëta. Më pak se 2 për qind e tregut të sigurimeve në Shqipëri e zë sigurimi i jetës, ç'ka tregon se interesi i shqiptarëve për të siguruar jetën e tyre është krejt i vogël, në raport me sigurimin e automjeteve. Shqiptarët paguajnë sigurime vetëm për rastet e detyreshme, për makinën, për banesën kur marrin kredi dhe kur udhëtojnë jashtë vendit. 

Avni Ponari, Drejtori i Përgjithshëm i shoqërisë SIGAL në një intervistë për AS tregon se shërbimet e tjera janë pak të kërkuara.

Serbi, KKRT ndalon spotin e Vojvodinës

Postuar në 21 Prill, 2012 06:36

Këshilli Kombëtar për Radio dhe Televizionet në Serbi ka ndaluar transmetimin e një video-spoti të Ligës së Socialdemokratëve të Vojvodinës, të udhëhequr nga Nenad Canak. 

Canak është i njohur si një nga njerëzit që ka kërkuar në vazhdimësi forcimin e autonomisë së Vojvodinës, krahinës që dikur së bashku me Kosovën kishin autonomi në Jugosllavi. 

Tensionet në veri, Gjermania dërgon forca speciale

Postuar në 21 Prill, 2012 06:28

NATO i ka bërë Gjermanisë një kërkesë urgjente për të dërguar sa më parë trupa ushtarake në Kosovë, sic raporton revista gjermane "Spiegel".

Trupat shtesë do mund të shërbejnë për një ndërhyrje të shpejtë, në veri të Kosovës aty ku ekziston frika e përshkallëzimit të situatës në kohën që do mbahen zgjedhjet në Serbi. 

Gjermania do të dërgojë në Kosovë 550 ushtarë nga forca operative rezervë (ORF), ndërsa si përforcim do të vijnë edhe 150 të tjerë nga Ushtria e Austrisë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara