Nuk sigurojnë jetën. Shqiptarët tregojnë pak interes

Postuar në 21 Prill, 2012 06:39

Sigurimi i jetës nga qytetarët shqiptarë është në një nivele shumë të ulëta. Më pak se 2 për qind e tregut të sigurimeve në Shqipëri e zë sigurimi i jetës, ç'ka tregon se interesi i shqiptarëve për të siguruar jetën e tyre është krejt i vogël, në raport me sigurimin e automjeteve. Shqiptarët paguajnë sigurime vetëm për rastet e detyreshme, për makinën, për banesën kur marrin kredi dhe kur udhëtojnë jashtë vendit. 

Avni Ponari, Drejtori i Përgjithshëm i shoqërisë SIGAL në një intervistë për AS tregon se shërbimet e tjera janë pak të kërkuara.

"Sigurimi i jetës është një sigurim që njerëzit nuk e njohin. Në kuadër të sigurimitë të jetës ne kemi edhe pensionet private që është një tjetër produkt shumë i rëndësishëm. Qytetarët duhet t'i drejtohen tregut. Kjo është e vetmja zgjidhje për të mbrojtur çka kanë krijuar, për vete dhe për familjet e tyre"- thotë Ponari.

Sipas Ponarit niveli kaq i ulët i sigurimit të jetës vjen ngaqë shqiptarët e njohin pak rëndësinë e këtij sigurimi. Mjafton që gjithkush të kursejë vetëm 5 mijë lekë të vjera në muaj dhe ai do ta ketë jetën e siguruar. 

"Të gjithë njerëzit duhet të kenë sigurime. E vërteta është se nuk duan të paguajnë. Sigurimi i jetës është përgjegjësi e jotja"- thotë Ponari.

Ponari tregon se janë disa raste në Shqipëri kur është përfituar polica e sigurimit nga familjarët e një personi të siguruar, pas vdekjes së tij. Vlerat më të larta të përfituara janë me 800 mijë euro, 600 dhe 400 mijë euro.  

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.