Arkiv-Lajme të përditësuara
Pogradec, mbetjet urbane problem për turizmin
Mbetjet urbane të qytetit të Pogradecit vijojnë të jenë një problem shqetësues, sidomos sa i takon impaktit të tyre në turizëm.
Problematika nuk qendron vetem tek fusha e grumbullimit te tyre por edhe ne brendesi te qytetit. Edhe pse bashkia e Pogradecit, e cila i mbeshtet te ardhurat e saj kryesisht ne zhvillimin e turizmit ka investuar per te mundesuar seleksionimin e tyre sipas materialit perberes dhe depozitimin ne kontenieret perkates, ndergjegjesimi i qytetareve eshte ende i ulet.
Greqi, miratohet një sistem ndihme 18 mld euro për bankat
Qeveria greke miratoi një sistem tranzitor ndihme me vlerë prej 18 miliardë eurosh, për të ndihmuar bankat e mëdha të vendit të rikapitalizohen, pas humbjeve të pësuara në fshirjen e një pjese të borxhit publik grek.
Përfituesit e kësaj ndihme janë katër bankat kryesore të angazhuara në reduktimin e borxhit publik të Greqisë, National Bank, Alpha Bank, Eurobank dhe Banka e Pireut. Fondet do të vijnë nga Mekanizmi Evropian për Stabilizimin Financiar (FESF).
Greqi, evazioni fiskal, do pezullohen llogarite bankare
Zyrat tatimore mund të pezullojnë në mënyrë të menjëhershme llogaritë bankare të personave që konstatohet se bëjnë evazion fiskal.
Këtë përcakton një qarkore e ministrisë së financave që iu është dërguar gjithë zyrave tatimore të vendit, dhe ku thuhet gjithashtu se pezullimi i llogarive do të kryhet para se personat në fjalë të thirren për verifikim.
Ndotja me lëndë kimike në liqenin e Fierzës në përmasa alarmante
Përmasa gjithnjë e më alarmante po merr niveli i ndotjes së ujrave të liqenit të Fierzës, në rrethin e Kukësit, duke shkaktuar dëmtimin në një masë të konsiderueshme të faunës së këtij liqeni. Por nuk janë vetëm ndotjet urbane e bakteorologjike të pranishme gjerësisht në ujrat e këtij liqenit.
Një ditë më parë, vetëm brenda pak orëve ndotja me lëndë kimike ka arritur në një nivel mjaft të lartë, duke shkaktuar një katastrofë ekologjike.
Këtë e pohojnë edhe specialistët e peshkimit, të cilët këshillojnë moskonsumimin e peshkut të këtij liqeni.
Shëngjin, aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje
Në bregdetin e Shëngjinit ka nisur aksioni per prishjen e mbi 100 ndertimeve pa leje ne bregun e detit apo edhe ne brezin e reres.
Aksioni eshte realizuar nga Inspektoriati Kombetar i Ndertimit me mbeshtetjen e forcave te rendit. Gjate aksionit ka qene te pranioshem edhe perfaqesues te kompanise CEZ, qe kane bere nderprerjen e energjise elektrike per ato ndertime qe e ishin futur ne rrjet ne menyre ilegale.
Welteke: Greqia në euro, një gabim
Greqia nuk duhet të ishte bërë pjesë e euros, deklaroi ish-drejtuesi i Bankës së Gjermanisë dhe një prej udhëheqësve kryesorë të kalimit të vendeve të Europës në bllok në monedhën e përbashkët euro.
Megjithatë, Ernst Welteke, i cili udhëhoqi Bundesbankun në datat 1999-2004, deklaroi në një intervistë për “BBC” se edhe pa Greqinë, kriza e Eurozonës do të kishte ndodhur dhe se blloku do të ishte përballur me të njëjtat probleme si sot.
Emigracioni ilegal, Franca dhe Gjermania: Të modifikohet Shengen
Franca dhe Gjermania duan të modifikojnë marrëveshjen pa kufij të zonës Shengen me qëllim reduktimin e emigracionit ilegal. Dy vendet kanë propozuar rregulla të reja që do ta bënin më të lehtë pezullimin e lëvizjes së lirë në Europë.
Kështu gjatë një takimi të Ministrave të Brendshëm të BE-së në Luksemburg, zyrtarët francez dhe ata gjerman argumentuan se qeveritë kanë nevojë për më shumë kompetenca sa i përket rregullave kufitare për të garantuar sigurinë në Europë, në një kohë kur trazirat në Lindjen e Mesme kanë rritur emigracionin në rajon.
Dokumentet autentike, Meta: Pavarësia në arkivat e Europës
Disa nga arkivat e huaj që kanë qenë ëndërr e historianëve shqiptar për vite me radhë do të publikohen në vëllime të panumërta nëpërmjet projektit më të madh të botimeve të realizuar nga Instituti i Historisë.
Dokumentat arkivor të Britanisë, Italisë, Gjermanisë, Francës e Austro-Hungarisë mbi periudhën e pavarësisë do të shohin dritën e botimit në pesë korpuse të mëdha me rreth 50 apo 100 volume secili. Në lidhje me këtë projekt ka dhënë detaje drejtori i Institutit të Historisë Beqir Meta.
Francë, Hollande-Sarkozy, akuza në televizion
Dy kandidatët për president në Francë, Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy, u përballën në një betejë televizive dhjetë ditë përpara mbajtjes së votimeve që do të përcaktojnë se kush do të fitojë mandatin e ri pesë-vjeçar në krye të “Elysse”.
Secili prej tyre, iu përgjigj një sërë pyetjesh, të fokusurara tek ekonomia, por edhe politikat e brendshme dhe ajo e jashtme.
Hollande, i cili u rendit i pari në raundin e parë me më shumë se 28% të preferencave të zgjedhësve, theksoi se Franca “ka nevojë për rritje dhe jo më shumë masa kursimi”.
Spanjë, Agjencia Standard & Poor’s ul vlerësimin
Agjencia e vlerësimit me qendër në SHBA, e cila vepron në mënyrë globale mbi të gjitha tregjet, ka bërë të ditur se ka ulur vlerësimin e borxhit spanjoll me dy gradë dhe e ka çuar atë në vlerësimin BBB+.
Sipas Standard & Poor’s, në këtë vlerësim Spanja dhe veçanërisht borxhi i saj kanë një perspektivë negative.
Standard & Poor’s: Sipas opinionit tonë Spanja është në rrezik përsa i përket rritjes ekonomike por parashikohet që qeveria të ketë probleme dhe me dhe bilancin.