Emigracioni ilegal, Franca dhe Gjermania: Të modifikohet Shengen

Franca dhe Gjermania duan të modifikojnë marrëveshjen pa kufij të zonës Shengen me qëllim reduktimin e emigracionit ilegal. Dy vendet kanë propozuar rregulla të reja që do ta bënin më të lehtë pezullimin e lëvizjes së lirë në Europë.
Kështu gjatë një takimi të Ministrave të Brendshëm të BE-së në Luksemburg, zyrtarët francez dhe ata gjerman argumentuan se qeveritë kanë nevojë për më shumë kompetenca sa i përket rregullave kufitare për të garantuar sigurinë në Europë, në një kohë kur trazirat në Lindjen e Mesme kanë rritur emigracionin në rajon.
Gjatë takimit Komisionerja Europiane për Cështjet e Brendshme Sesilja Malstrom tha se cdo vendim që i takon kufijve të Shengenit duhet të merret bashkarisht mes vendeve anetare të kësaj zone.
Ballkanweb.com
Add new comment