Pogradec, mbetjet urbane problem për turizmin

Postuar në 28 Prill, 2012 05:52

Mbetjet urbane të qytetit të Pogradecit vijojnë të jenë një problem shqetësues, sidomos sa i takon impaktit të tyre në turizëm. 

Problematika nuk qendron vetem tek fusha e grumbullimit te tyre por edhe ne brendesi te qytetit. Edhe pse bashkia e Pogradecit, e cila i mbeshtet te ardhurat e saj kryesisht ne zhvillimin e turizmit ka investuar per te mundesuar seleksionimin e  tyre sipas materialit perberes dhe depozitimin ne kontenieret perkates, ndergjegjesimi i qytetareve eshte ende i ulet. 

Trajtimi i mbetjeve urbane te qytetit turistik kryhet permes nje firme tenderuese e cila kryen grumbullimin dhe depozitimin e tyre por perballe mungeses se sensibilizimit qytetar kjo veshtiresohet se tepermi. Nga ana tjeter fusha e depozitimit te ketyre mbetjeve eshte pozicionuar disa kilometra larg zones se banuar por gjithsesi ajo nuk eshte nje zgjidhje definitive e problemit . Sipas nenkryetarit te bashkise se Pogradecit menaxhimi i mbetjeve te ngurta urbane pritet qe te realizohet pas ndertimit te impiantit te Maliqit, gje e cila do te sigurtonte nje zgjidhje definitive. 

Hedhja e mbetjeve te ngurta ne menyre te pakontrolluar apo djegia e tyre ne vende te hapura pervecse demton rende shendetin e popullates, mjedisin dhe zhvillimin ekonomik eshte nje prej faktoreve me ndikim negativ ne turizem. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.