Arkiv-Lajme të përditësuara

Personat me Aftësi të Kufizuar protestë për integrimin

Postuar në 03 Maj, 2012 09:23

 

ersonat me aftësi të kufizuar zhvillojnë sot një protestë sensibilizuese para godinës së Ministrisë së Integrimit. Sipas komunikatës për shtyp të Këshillit të PAK, protesta zhvillohet me rastin e ardhjes së komisionerit Fule në Tiranë. "Me anë të kësaj proteste dëshirojmë të sjellim në vëmendje të politikës disa fakte edhe argumente që ndikojnë pozitivisht në procesin e integrimit të vendit tonë në BE", thuhet në komunikatën për shtyp.   Albanian Screen

Sarkozi e Hollande përballen në debat televiziv

Postuar në 03 Maj, 2012 09:22

Presidenti francez Nikola Sarkozi dhe sfidanti i tij socialist Fransua Hollande janë përballur këtë mbrëmje në të vetmin debat televiziv të fushatës presidenciale dhe vetëm 3 ditë para balotazhit vendimtar të së dielës që do të përcaktojë kush prej tyre do të jetë kreu i ri i shtetit. 

Sarkozi mbrojti fort politikat e tij ekonomike duke theksuar se Franca nuk kaloi në recension nën lidershipin e tij. Por Hollande u shpreh se Franca në të vërtet po përballet me një krizë serioze ndërsa lufton kundër rritjes së ngadalte ekonomike. 

Yjet e hoteleve, nga 600 vetëm 26 përmbushin kriteret

Postuar në 03 Maj, 2012 09:19

Turistët e huaj gjejnë në Shqipëri një numër fare të vogël hotelesh të standartizuar me yje. Vetëm 26 njësi akomodimi nga 600 të tilla i kanë yjet që meritojnë, ndërkaq shumë të tjera janë të paregjistruara. 

Ministria e Turizmit prej disa vitesh nuk bën më çertifikim të standarteve të hoteleve, duke e lënë atë në dorë të vetë këtyre biznesve.

Korçë, fermerët:Firma greke s’na pagoi

Postuar në 03 Maj, 2012 09:17

Rëndohet situata e fermerëve të Korçës. Fermerëve të falimentuar nga kultivimi i qepes dhe patates tashme u jane bashkuar edhe kultivuesit e duhanit. 

"Henri VI" gati për Londër, duartrokitjet e para nesër në TK

Postuar në 03 Maj, 2012 09:14

Mbrëmjen e nesërme do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar një nga premierat më të rëndësishme "Henri i VI", për faktin se shfaqja do të udhëtojë drejt Londrës për të folur shqip në Festivalin Botëror të Shekspirit. 

Por, përpara se trupa e aktorëve të TK-së, nën regjinë e Adonis Filipit, të interpretojë veprën e Shekspirit në shtëpinë e tij, në teatrin “Globus”, duartrokitjet e para do t’i marrë nga publiku shqiptar në datat 4, 5 dhe 6 maj. 

Itali, papunësia nivel të ri rekord për muajin Mars me 9,8 %

Postuar në 02 Maj, 2012 11:09

Norma e papunësisë ka arritur një nivel të ri rekord për muajin mars në Itali me 9,8 për qind të popullsisë aktive kundrejt 9,6 për qind në muajin shkurt dhe i afrohet kufirit simbolik të 10 për qind, ndërsa vendi është në recesion, sipas një vlerësimi të publikuar përkohësisht dje nga instituti i statistikave, "Istat". 

"Tek të rinjtë e moshës 15-24 vjeç të prekur veçanërisht nga kriza, norma e papunësisë u rrit me 35,9 për qind kundrejt 33,9 për qind në muajin shkurt", theksoi gjithashtu instituti i statistikave.

 

Ballkanweb.com

Eurozonë, rekord i ri i papunësisë

Postuar në 02 Maj, 2012 11:07

Papunësia në Eurozonë arriti një rekord të ri në muajin mars, ndërsa kursimet buxhetore vazhdojnë të godasin më rëndë klasën punëtore. 

Të dhënat e Eurostatit për marsin, të publikuara ditën e mërkurë, treguan se midis 17 shteteve që përdorin monedhën e përbashkët euro, papunësia është rritur në 10,9%, niveli më i lartë i papunësisë që prej formimit të Eurozonës në vitin 1999.

Në total, janë 17,4 milionë njerëzit që kërkojnë një punë, pa qenë të aftë ta sigurojnë atë, ndërsa më shumë se tre milionë prej tyre janë të rinj nën moshën 25-vjeçare.

Çelet Festivali i Filmit Europian

Postuar në 02 Maj, 2012 05:45

 

Çelet sot Festivali i Filmit Europian në Shqipëri. Detajet do të bëhen të ditura në një konferencë për shtyp nga ambasadat e vendeve anëtare të BE-së në qendrën e Informimit të BE. Festivali i Filmit Evropian bën pjesë në aktivitetet që organizohen në kuadër të Muajit të Evropës 2012 në Shqipëri.  Albanian Screen 

Sarkozy kritikon sindikatat

Postuar në 02 Maj, 2012 05:40

Nikolas Sarkozy mbajti një tubim gjigand me rastin e 1 majit përpara kullës “Eiffel”, ku turmën e përshëndeti duke thënë se 200.000 vetë kishin ardhur në miting, edhe pse kjo shifër nuk mori ndonjë konfirmim të paanshëm. 

Greqi, shumë pikëpyetje pak ditë para zgjedhjeve

Postuar në 02 Maj, 2012 05:36

 Në ditët e fundit para zgjedhjeve aq të rëndësishme të 6 Majit në Greqi, në fokusin e polemikave politike është çështja e aleancave pas zgjedhjeve, që pritet të jetë kryesore edhe në mbrëmjen e datës 6 maj. 

Sondazhet konfirmojnë se as Demokracia e Re dhe as PASOK-u nuk do të arrijnë të marrin një shumicë të votave në zgjedhjet e së dielës. Të dyja partitë janë të shqetësuara lidhur me aftësinë e tyre për të formuar një qeveri, që të mbajë Athinën në zonën e euros dhe larg nga falimentimi. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara