Arkiv-Lajme të përditësuara
Rusi, goditet opozita. 15 dite burg liderëve të protestës
Astma bronkiale, 80 % e rasteve nga ajri i ndotur
Ndotja e mjedisit por dhe faktorë ende të panjohur kanë bërë që të rritet çdo vit numri i të prekurve nga astma bronkiale. Në kuadër të javës botërore të astmës, mjekët alergologë kanë raportura se situata është më problematike tek fëmijët, pasi mbi 3.5 përqind e tyre janë të prekur nga kjo sëmundje.
Obama: Të legalizohen martesat gay
Presidenti amerikan, Barack Obama, i përfshirë në fushatën e etheshme elektorale për rizgjedhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë, deklaroi se është pro martesave mes homoseksualëve, një pikë kjo ku republikanët janë kategorikisht kundër.
Në një intervistë për televizionin amerikan, ABC, Obama tha se “është koha që të dalë i hapur; po, mendoj që ciftet homoseksuale duhet të kenë mundësinë ligjore për t’u martuar”.
Fier, Parku Arkeologjik, konflikti për biletat me komunën Ndërmënas
Parku Arkeologjik i Apolonisë dhe komuna Ndërmënas janë përfshirë në një debat institucional, lidhur me të drejtën e menaxhimit financiar të faturave për vizitat në Apoloni.
Pretendimi i ngritur nga të dyja palët për të drejtën e prerjes së biletave, ka gjeneruar një konflikt mes tyre, i cili më pas ka përfunduar në institucionin e prefektit për zgjidhje.
Konfliktin mes dy institucioneve aktualisht po e paguajnë qytetarët dhe turizmi. Si Parku Arkeologjik, ashtu edhe komuna kanë ngritur trarin dhe aplikojnë biletat, përkatësisht 300 dhe 200 lekë.
Tepelenë, shkolla me dy nxënës
Shkolla e fshatit Lekël në Tepelenë ka vetëm një mësues dhe dy nxënës. Mësuesit i duhet të udhëtojë çdo ditë nga Gjirokastra me një mjet të rastit deri në Urën e Leklit dhe pastaj të bëjë rreth 40 minuta në këmbë, për të shkuar në shkollë.
Polo Puleri në arsim prej 40 vitesh thotë se shkolla ka pasur ditë edhe më të mira, duke treguar pjesën e shembur të saj, por numri i nxënësve ka ardhur duke u pakësuar dhe bashkë me të edhe interesi për shkollën.
Presidencialet SHBA 2012, Obama në avantazh ndaj Romney
Uji më i shtrenjtë, INSTAT: Rritet dhe çmimi i ilaçeve
Shqiptarët kanë shpenzuar më pak gjatë muajit prill për blerjen e produkteve ushqimore. Të dhënat e INSTAT mbi indeksin e çmimeve të konsumit gjatë muajit të kaluar, flasin për një ulje prej 0.1 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndërkohë medikamentet kanë pësuar një rritje 1.3 për qind.
Tekste shkollore për fëmijët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës
Organizata Ndërkombëtare Rotary, do të organizojë një fushatë sensibilizuese për mbledhjen e teksteve shkollore dhe dhurimin e tyre fëmijëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.
Sipas kësaj organizate, e cila operon në Shqipëri prej vitesh dhe ka në fokus të saj ndihmesën ndaj komunitetit, me anë të kësaj fushate synohet tu vihet në ndihmë këtyre fëëmijeve, të cilët kanë mungesë të theksuar të teksteve shkollore dhe jetojnë në vështirësi.
Kriza ekonomike, Portugalia heq pushimet e festave
Portugalia ka vendosur të heqë 4 nga 14 datat nga lista e saj e festave kombëtare në kuadër të masave të ashpra për daljen nga kriza ekonomike.
Dy festa fetare dhe dy festa të tjera kombëtare do të pezullohen për pesë vite, deri në vitin 2013. Vendimi për “heqjen” e festave fetare nga kalendari është marrë pasi është biseduar edhe me Vatikanin.
Sharrë, banorët bllokojnë rrugët: Nuk i duam Romët në lagjen tonë
Një protestë kundër strehimit të personave nga komuniteti Rom ka shpërthyer sot pasdite në Sharrë të Tiranës. Protesta është përshkallezuar duke shënuar dhe përplasje mes forcave të policisë dhe banorëve protestues.
Tetë familje rome të mbetura të pastreha që prej djegies së kampingut të tyre tek zona pra Stacionit të Trenit pas disa negociatave Bashki me Ministrinë e Punëve dhe Cështjeve Sociale u vendos të strehohen tek ish-reparti ushtarak.