Rusi, goditet opozita. 15 dite burg liderëve të protestës

Postuar në 10 Maj, 2012 05:10

 

Alexei Navalny dhe Sergei Udaltsov, dy liderët me më shumë ndikim të opozitës ruse u dënuan me 15 ditë burg nga gjykata për rolin e tyre në protestat kundër rikthimit të presidentit Vladimir Putin në Kremlin. Dënimi i tyre ka rritur shqetësimin mes radhëve të opozitës se Putin do të shtojë shtypjen e protestave pas inagurimit të tij në detyrën e Presidentit për një mandat gjashtëvjeçar.
 E ndërkaq, njerëzit do të vazhdojnë të mblidhen në qendër të Moskës, në atë që e quajnë protestë jo të dhunshme kundër rezultateve të zgjedhjeve që sollën Putin sërish në pushtet. 
 Policia ndaloi qindra njerëz në protestat kundër tij në ditët e fundit, ndërsa protesta e ditës së inagurimit përfundoi me përleshje. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.