Astma bronkiale, 80 % e rasteve nga ajri i ndotur

Postuar në 10 Maj, 2012 05:05

Ndotja e mjedisit por dhe faktorë ende të panjohur kanë bërë që të rritet çdo vit numri i të prekurve nga astma bronkiale. Në kuadër të javës botërore të astmës, mjekët alergologë kanë raportura se situata është më problematike tek fëmijët, pasi mbi 3.5 përqind e tyre janë të prekur nga kjo sëmundje. 

"Astma bronkiale tek fëmijët e moshës 13-14 vjeç ka qenë me 2.7 përqind ndërsa në vitin 2000 arriti me 3.5 përqind. Aktualisht presim shifra më të larta. Mbështeteja është dhënë e plotë pasi rimbursimi i medikamenteve aktual, bashkëkohor gjenden në Shqipëri", shprehte shefi i pavionit të Alergologisë, Alfred Priftanji.

Ndërsa minstri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, tha se kjo është sëmundja me numërin më të madh të të prekurve. Afro 20 përqind e popullsisë botërore vuajnë nga astma dhe për këtë arsye ai kërkon, që alergologët të ndjekin protokollet e kësaj sëmundjeje dhe të vendosin diagnozën në kohë, para së sëmundja të kthehet në kronike.

"Janë të rralla patologjitë që kanë një përhapje të tillë. Përgjegjësia është e shumëfishtë por edhe sensibiliteti duhet të jetë shumë i lartë. Jeni prindër vetë dhe e kuptoni se çfarë sensibiliteti krijohet në momentin që diagnostikohet një fëmijë me këtë patologji, e cila mund ta shoqërojë gjithë jetën", u shpreh ministri Vasili.

Astma bronkiale është një sëmundje alergjike e bronkeve, rrugëve të frymëmarrjes. Në 80 përqind të rasteve, shkaqet e sëmundjes vijnë si rezultat i ajrit të ndotur dhe përcaktohen me anë të provave të alergjisë. 

Më të rrezikuarit janë të diagnostikuarit që vuajnë nga alergjitë e thjeshta, të cilët nuk janë mjekuar në kohë. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.