Arkiv-Lajme të përditësuara

Greqi, mblidhen krerët politikë. Shansi i fundit, qeveri uniteti

Postuar në 15 Maj, 2012 07:10

Një qeveri e përbërë nga personalitete me mbështetje të gjerë parlamentare, është "karta" e fundit, që pritet të hidhet në tryezën e sotme të bisedimeve tek presidenti Papulias.

Liderët politikë, me përjashtim të kreut të Agimit të Artë që nuk ishte ftuar dhe kreut të Partisë Komuniste që e refuzoi ftesën, janë mbledhur tek presidenti i vendit, në një përpjekje tjetër, me shumë pak shanse, për krijimin e qeverisë, që do të shmangte zgjedhjet pas pak javësh.

Këshilli Europian: Jo hapa pas me LGBT, kujdes politikanët!

Postuar në 15 Maj, 2012 07:04

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjørn Jagland tha se diskriminimi dhe paragjykimi që iu bëhet homoseksualëve, lesbikeve, gay-ve, biseksualëve vazhdon të mbetet një plagë e hapur në jetët e miliona njerëzve në Europë dhe kjo nuk mund të mbetet pa përgjigje. 

Varfëria në Maliq, fluks kërkesash për ndihmë ekonomike

Postuar në 14 Maj, 2012 10:44

Mungesa e vendeve të reja të punës si edhe mbyllja e shumë bizneseve ka rritur nivelin e varfërisë në qytetin e Maliqit. Tregues i qartë është rritja e kërkesës për trajtim me ndihmë ekonomike . Edhe pse 10 familje i plotësonin kushtet për të marrë këtë ndihmë ato nuk u futën në skemë për shkak të fondit 18 përqind më të ulët se sa ai i planifikuar. Për të mos nxjerrë nga skema e ndihmës ekonomike familje të tjera këshilli bashkiak vendosi ndarjen e ndihmës ekonomike në masën 82 përqind.

Financat, rriten të ardhurat jotatimore, ndikon dyfishimi i gjobave rrugore

Postuar në 14 Maj, 2012 10:07

Të ardhurat nga gjobat dhe penalitetet mbushin buxhetin e shtetit. Nga të dhënat e ministrisë së Financave rezulton se gjatë tre mujave të parë të këtij viti ka pasur një rritje të vazhdueshme të të ardhurave jo tatimore, nga 2.3 miliardë lekë të mbledhura në janar, në 3.8 miliardë lekë në shkurt dhe në 5.4 miliardë lekë në mars. Të dhënat e mësipërme tregojnë se ecuria e të ardhurave jotatimore vijon kurbën rritëse, duke ndjekur një trend të kundërt nga ecuria e të ardhurat në përgjithësi, ritmi i rritjes së të cilave është ngadalësuar.

Një Bashkim Arab si Bashkimi Europian?

Postuar në 14 Maj, 2012 10:02

Liderat e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik u takuan të hënën në Arabinë Saudite, për të diskutuar planet e formimit të një organizate politike, ekonomike dhe të sigurisë, të ngjashme me Bashkimin Europian. Këshilli i Bashkëpunimit formohet nga gjashtë shtete, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Katari, Bahreini dhe Omani. Ndonëse ideja është ende në fazat fillestare, Ministri i Informacionit i Bahreinit konfirmoi se qëllimi është “formimi i një strukture të efektshme e dobiprurëse për secilin shtet, e cila të jetë në gjendje të imitojë suksesin e BE-së”.

Tapitë për fermerët, diskutohet ligji i kthyer nga Rusmajli

Postuar në 14 Maj, 2012 04:04

 

Arsimi parauniversitar, nis shqyrtimi nen për nen në komisione

Postuar në 14 Maj, 2012 03:46

 

Greqi, sot përpjekja e fundit. Kuvelis: Jo në qeveri pa SYRIZA-n!

Postuar në 14 Maj, 2012 03:44

"Ëndërr e pakapshme" duket ngritja e një qeverie globale në Greqi, ku presidenti i vendit do të zhvillojë sot një raund të ri konsultimesh me liderët politikë. 

Tek presidenti Papulias janë ftuar të shkojnë në mbrëmje, në ora 19:30, udhëheqësit politikë grekë, kreu i ND, Samaras, kreu i SYRIZA, Cipras, ai i PASOK, Venizelos dhe kreu i DIMAR, Kuvelis. 

Pedalim kundër homofobisë

Postuar në 14 Maj, 2012 03:43

Biçikletat do të jenë mjeti që pritet të përdoret të hënën nga aktivistët e të drejtave të komunitetit të lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve për të manifestuar kundër homofobisë. 

1 vjetori i lëvizjes së të indinjuarve, protesta në Spanjë

Postuar në 13 Maj, 2012 14:12

Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në një numër qytetesh të Spanjës për të shënuar një vjetorin e lëvizjes së të indinjuarve.

Në qendër të Madridit, por edhe në qytete të tjera shumë protestues e kaluan natën jashtë, duke pushtuar sheshin Puerta del Sol, por deri në orën pesë të mëngjesit policia ndërhyri duke i shpërndarë ata. 

Protestat nisën në shenjë revolte ndaj situatës së rëndë financiare dhe papunësisë së lartë në këtë vend. Kjo protestë frymëzoi edhe lëvizje të tjera në mbarë botën të tilla si “Zaptoni Wall Street”. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara