Arkiv-Lajme të përditësuara
Hollande-Merkel: Greqia, në Eurozonë
Presidenti i ri i Francës, Francois Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, u shprehen gjate konferencës së përbashkët në Berlin, se Greqia duhet të qendrojë në Eurozonë, megjithëse bisedimet për formimin e qeverisë dështuan dhe vendi do të ketë zgjedhje sërish në muajin qershor.
"Çfarëdo qe mund të bëjmë për ta ndihmuar nga ana strukturore Greqine, per ta ndihmuar me rritjen, me organizimin, do ta bëjmë dhe besoj se kemi rënë dakort që Greqia i përket Bashkimit Europian dhe Eurogrupit dhe kerkojme ta nxisim ta nxisim këtë”, tha Merkel.
Greqi, më 17 Qershor zgjedhjet, palët dakord për Kryeministrin
Pas dështimit të disa përpjekjeve për krijimin e një qeverie, Greqia ndodhet tani para zgjedhjeve të afërta.
Liderët politikë fitues në zgjedhje, janë mbledhur sot, ashtu siç e parashikon Kushtetuta, për të krijuar një qeveri të përkohshme, e cila do të drejtohet nga një prej tre kryetarëve të Gjykatave Supreme të vendit, nëse gjithë udhëheqësit politikë nuk bien dakord për një person tjetër.
Në takim nuk shkoi kryetari i Agimit të Artë, Nikos Mihaloliakos. "Unë refuzoj për të legjitimuar talljen dhe përbuzjen ndaj 440 992 votuesve të Agimit të Artë", tha ai.
Skandali me diplomat tek ‘Kristal’, frika ‘pushton’ dhe Kosovën
-Skandali i diplomave false nga universitetet private shtrihet dhe në Kosovë.
Më shumë se 300 diploma të dy niveleve të shkollimit presin në sirtarët e Ministrisë së Arsimit të Kosovës që të verifikohen.
Tre astronautë nisen për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës
Një ekip i ri prej 3-astronautësh u nis për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës nga qendra e hapësirës në Kazakistan. Astronautët rusë Genadi Padalka dhe Sergei Revin, si dhe ai amerikan Joseph Acaba, u nisën me anijen Sojuz nga kozmodromi i Baikonurit. Sipas parashikimeve, ata do t'i bashkohen ekipit të Stacionit Ndërkombëtar të përbërë nga rusi Oleg Kononenko, amerikani Don Petit dhe holandezit Andre Kuipers gjatë muajve të ardhshëm.
Dhrahmia apo Euro?
Fishekzjarre pa mbarim u hodhën në qiellin e Athinës natën e parë të vitit 2002. Ndërsa nata bëhej ditë dhe himni i BE sillte gëzim në zemrat e grekëve, kryeministri i atëhershëm, Kostas Simitis nxirrte nga një bankomat monedhën e përbashkët, euron.
Spahia: Ambasadori holandez ‘non grata’
Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia nëpërmjet një komunikimi për shtyp ka kundërshtuar sërish aktivitetet e paralajmëruara nga komuniteti LGBT në ditën kundër homofobisë më 17 maj.
Duke shprehur kundërshtitë e kësaj partie ndaj fenomenit të homoseksualizmit në emër të shoqërisë së shëndoshë, Spahia shkoi edhe më tej duke kërkuar shpalljen e ambasadorit të Holandës në vendin tonë si person të padëshiruar, për shkak të deklaratave të tij ndaj disa deputetëve shqiptarë dhe në mbrojtje të homoseksualëve.
Obama mbështet gay-t, sulmon Romney-n
Për të ripërsëritur qendrimin e tij mbi martesat homoseksuale, presidenti Barack Obama ka zgjedhur ikonën e komuniteti gay, këngëtarin Ricky Martin për të prezantuar një aktivitet bamirësie për mbledhje fondesh si pjesë e fushatës së tij elektorale.
Obama është presidenti i parë amerikan që mbështet hapur martesat mes të njëjtit seks.
“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me faktin se jemi të gjithë në të njëjtën barkë, por edhe pse meritojmë të njëjtën dinjitet dhe respekt. Cdokujt duhet t’i jepet e njëjta mundësi”, tha presidenti Obama.
Greqia në zgjedhje të reja. Nesër qeveria e përkohshme
Dështoi edhe tentativa e fundit e presidentit grek Karolos Papulias dhe krerëve të politikës, për krijimin e qeverie koalicioni.
2 orë takim nuk ka rezultuar në asnjë marrëveshje për krijimin e një qeverie uniteti, me qëllime kryesore, të mbante vendin në euro dhe të rishikonte kushtet e Memorandumit të masave, duke shmangur kështu përsëritjen e zgjedhjeve në vend.
Kuvelis tha se në bisedime nuk u shtrua fare mundësia e krijimit të një qeverie uniteti të përbërë nga personalitete të njohura, siç kishte propozuar presidenti Papulias.
“Fiks Fare”: Drejt Gërdecit të dytë
Katër vjet pas tragjedisë së Gërdecit, disa nga banorët e tij dhe të fshatrave përreth, guxojnë çdo ditë të hyjnë brenda zonës së rrezikut dhe të kërkojnë metalin e mbetur pas shpërthimit.
Gra, burra dhe fëmijë futen çdo ditë fshehurazi në territorin që është vetëm pak metra larg kraterit vdekjeprurës.
Ata kërkojnë të mbledhin metalin e mbetur pas tragjedisë dhe ta shesin atë për skrap, për të mbijetuar në kushtet e mungesës së mjeteve të mjaftueshme financiare.
Obama sulmon Romney për punësimin
Stafi elektoral i presidentit amerikan Barack Obama ka publikuar një reklamë përmes të cilës kërkon të shfryjë rekordin e punësimit të kandidatit rival Mitt Romney.
Videoja tregon disa ish-punëtorë të një impianti çeliku që u ble dhe më pas u mbyll nga “Bain Capital”, firma private e bashkëthemeluar nga zoti Romney.
“Ishte si një vampir. Ata erdhën dhe na thithën të gjithë jetën neve”, thotë në reklamë një ish-punëtor i impiantit të çelikut.