Skandali me diplomat tek ‘Kristal’, frika ‘pushton’ dhe Kosovën

Postuar në 16 Maj, 2012 06:24

-Skandali i diplomave false nga universitetet private shtrihet dhe në Kosovë. 

Më shumë se 300 diploma të dy niveleve të shkollimit presin në sirtarët e Ministrisë së Arsimit të Kosovës që të verifikohen. 

Këtë fakt e kanë pohuar të martën edhe zyrtarët e kësaj ministrie për të përditshmen ‘Koha Ditore’. 
Ata kanë thënë se një gjë e tillë ndodh si pasojë e mosbesimit tek disa universitete private në Shqipëri. Shumica e këtyre diplomave janë lëshuar nga universiteti privat “Kristal”, me seli në Tiranë dhe me degëzimet e tij në Kukës, Përmet, Fier, Korçë dhe në Prishtinë. 

Këshilltari i ministrit të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë, Ragip Gjoshi, ka thënë se këto diploma presin më gjatë se një vit për t’u verifikuar, kurse kërkesat e kandidatëve janë mjaft të shpeshta. Mirëpo, sipas tij, verifikimi i tyre duhet të kalojë nëpërmjet një Komisioni, i cili përbëhet me shumicë të profesorëve të Universitetit të Prishtinës dhe nga zyrtarë të MASHT-it. 

“Ky komision i MASHT-it mban lidhje me universitetet evropiane e ndërkombëtare, ndërsa i verifikon ato nëse janë marrë sipas standardeve të përcaktuara të shkollimit të lartë”, ka theksuar Gjoshi dhe ka shtuar se procedura më të lehta, për shkak të besimit, kanë vetëm ata persona që janë shkolluar në universitetet publike të Shqipërisë”. 

Dyshimi edhe më i madh ndaj diplomave të paverifikuara është ngritur pas një afere të krijuar në Itali, e ngritur si çështje fillimisht nga mediat e më pas edhe nga prokuroritë italiane e shqiptare. Mediat italiane kishin raportuar se djali i politikanit, Umberto Bossi, Renzo Bossi, është pajisur me diplomë nga universiteti “Kristal” në Tiranë, pa qenë asnjë ditë në Shqipëri dhe për një periudhë 1-vjeçare. 

Në Shqipëri janë 58 universitete private. Universiteti “Kristal” me seli në Tiranë dhe filialet në Kukës, Përmet, Fier, Korçë e Prishtinë. Në kuadër të tij janë fakultetet: Shkenca Mjekësore, Inxhinieria, Ekonomia, Drejtësia dhe Artet. Pos në Fakultetin e Arteve, ku mund të mbarohen vetëm studimet themelore, ndërsa mundësohet të ndiqen edhe studimet master. 

Në secilin nga këto fakultete ekzistojnë së paku nga 5 deri në 7 degë profesionesh të ndryshme. Burimet tregojnë se studentët nga Kosova, kryesisht kanë mbaruar degë të mjekësisë. Këtë e ka pohuar edhe këshilltari i ministrit të MASHT-it, Ragip Gjoshi

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.