Tre astronautë nisen për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Një ekip i ri prej 3-astronautësh u nis për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës nga qendra e hapësirës në Kazakistan. Astronautët rusë Genadi Padalka dhe Sergei Revin, si dhe ai amerikan Joseph Acaba, u nisën me anijen Sojuz nga kozmodromi i Baikonurit. Sipas parashikimeve, ata do t'i bashkohen ekipit të Stacionit Ndërkombëtar të përbërë nga rusi Oleg Kononenko, amerikani Don Petit dhe holandezit Andre Kuipers gjatë muajve të ardhshëm. Anija Sojuz është tani i vetmi mjet i hapësirës që dërgon ekipe astronautësh në Stacionin Ndërkombëtra të Hapësirës, ngaqë flota ajrore amerikane doli në pension vitin e kaluar.
Albanian Screen
Add new comment