Arkiv-Lajme të përditësuara

Kosovë, shqiptarët shesin pronat

Postuar në 13 Maj, 2012 14:07

Situata e fundit në veri të Kosovës shton apetitet e qeverisë së Beogradit për blerjen e pronave të shqiptarëve në këtë pjesë. 

Moskë, mijëra persona në protestë kundër Putin

Postuar në 13 Maj, 2012 13:53

Mijëra persona kanë marrë pjesë sot në një proteste të paparalajmëruar në Moskë, në shenjë proteste kundër presidentit, Vladimir Putin. 

Opozita ruse bëri të ditur se kjo protestë, në formë marshimi, paraqet solidaritet për viktimat e dhunës policore, përfshirë edhe personat e arrestuar, në demonstratën kundër ceremonisë së betimit të Putini, më 7 maj. 

Shumë demonstrues mbanin shirita të bardhë në mbështetje të lëvizjes për demokraci. 

Fierza në nivele rekord, prurjet rrezikojnë shtëpitë

Postuar në 13 Maj, 2012 06:36

Dhjetra hektarë tokë bujqësore janë zaptuar ditëve të fundit nga ujërat e liqenit të Fierzës në disa komuna të Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Kjo ka ardhur pas ndalimit të prodhimit të energjisë në hidrocentral gjë që ka bërë që baseni ujëmbledhës të tejmbushet dhe të gllabërojë dhjetra hektarë tokë bujqësore që tashmë duhej të ishte mbjellë. Erozioni ka mbërritur deri pranë shtëpive duke rrezikuar edhe jetën e banorëve të fshatit Përbreg në Kukës.

Euro bie në kuotën e 139.4 lekëve këtë javë, shkak zgjedhjet në Francë e Greqi

Postuar në 13 Maj, 2012 06:34

Zgjedhjet në Francë dhe në Greqi janë shoqëruar me një rënie të monedhës euro kundrejt valutave të tjera të huaja, një ecuri kjo që është reflektuar edhe në tregun tonë të këmbimit.

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët europiane e mbylli këtë javë në kuotën e 139.4 lekëve, duke u dobësuar me 0.43 lekë kundrejt fillimit të javës, ndërkohë që dollari është këmbyer me 107.7 lekë ose 0.27 lekë më shumë se në fillim të javës. 

Edhe Sllovenia masa anti-krizë

Postuar në 13 Maj, 2012 06:30

Sllovenia u bashkohet vendeve europiane që miratojnë masat shtrënguese ekonomike për të përballuar krizën financiare që e ka përfshirë. 

Parlamenti slloven miratoi ligjin që parashikon shkurtime financiare në të gjithë sektorët ekonomikë si dhe uljen e pagave të administratës publike me 4 përqind.

Masat synojnë uljen e deficitit publik dhe borxhit të jashtëm në mënyrë që të arrihet në një vlerësim pozitiv nga agjencitë e vlerësimit të Komisionit Europian që nga ana e tij ka hedhur parashikime të zymta për ekonominë sllovene.

Ban Ki Mun: Tensionet kërcënojnë paqen në Kosovë

Postuar në 13 Maj, 2012 06:29

Arrestimet e pajustifikuara, pasiviteti ndaj jo tolerancës, retorika luftëdashëse pashmangshëm çojnë në tensione të mëtejshme dhe në dhunë, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Këshilli i Sigurimit do të shqyrtojë të hënën në New York raportin për situatën në Kosovë në të cilën Sekretari Ban Ki-moon tërheq vërejtjen se përkundër përparimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, tensionet kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.

Francë, ekstremi i majtë sfidon Le Pen

Postuar në 13 Maj, 2012 06:27

Udhëheqësi i ekstremit të majtë në Francë, Jean-Luc Melenchon, sfidoi rivalen e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, duke deklaruar se do të konkurrojë në të njëjtën zonë me të, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 

Franca aplikon një sistem në të cilin deputetët ballafaqohen midis tyre në zonat zgjedhore. Në një deklaratë, Melenchon deklaroi se do të përfaqësojë klasën punëtore në Henin-Beumont, praën Kalesë, ku Le Pen banon dhe konkurron.

Spanja protesta katër ditore

Postuar në 12 Maj, 2012 12:53

Lëvizja e të indinjuarve në Spanjë, por jo vetëm, mblidhen sot në një demonstratë kater ditore, e cila perkujton 1 vjetorin e protestave masive, te cilat u bënë frymezim per eleizje te tjera ne mbare boten, duke perfshire edhe ato ne Nju Jork me moton Zaptoni Wall Streetin. 

Aktivistët në Madrid dhe në qytete të tjera prej kohe kanë fituar shumë mbështetje teksa kundërshtojnë masat anti krize, papunesinë e lartë dhe abuzimin e institucioneve financiare. Një vit më parë, mijëra njerëz u grumbulluan duke e kaluar natën jashtë në një formë reagimi ndaj situatës ekonomike. 

SHBA, martesat gay, kërkesa që më 1970

Postuar në 12 Maj, 2012 12:52

 

Debati për legalizimi ose jo në martesë i një marrëdhenieje mes personave të të njëjtit seks është në qendër të vëmendjes në Shtetet e Bashkuara. 

Gjithcka nisi pas deklaratës së presidentit amerikan, Barack Obama, që në një intervistë për televizionet amerikane u shpreh pro martesave gay duke u bërë presidenti i parë amerikan që del hapur në mbështetje të tyre.

Shtetet e Bashkuara ndodhen në një vit zgjedhor dhe tema të tilla, të cilësuar si të nxehta për elektoratin janë gjithnjë në qendër të vëmendjes. 

Shkup, rreth 100 maqedonas protestë: Vdekje shqiptarëve!

Postuar në 12 Maj, 2012 12:51

Një grup të rinjsh maqedonas u mblodhën sot para selisë së qeverisë në protesta kundër demonstratave në Shkup dhe qytete të tjera me shqiptarë të Maqedonisë. 
Të rinjt maqedonas hodhën parulla raciste dhe ofenduese kundër shqiptarëve. Pas incidenteve dhe zhvillimeve të javëve të fundit, gjendja e brishtë e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni, duket se është acaruar më tej.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara