Shkup, rreth 100 maqedonas protestë: Vdekje shqiptarëve!

Një grup të rinjsh maqedonas u mblodhën sot para selisë së qeverisë në protesta kundër demonstratave në Shkup dhe qytete të tjera me shqiptarë të Maqedonisë.
Të rinjt maqedonas hodhën parulla raciste dhe ofenduese kundër shqiptarëve. Pas incidenteve dhe zhvillimeve të javëve të fundit, gjendja e brishtë e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni, duket se është acaruar më tej.
Protesta e organizuar nga grupi i ashtuquajtur “Protesta para Qeverisë” u mbajt pasdite para Qeverisë duke u vleresuar si kundërpërgjigje për protestat e djeshme të shqiptarëve dhe për zbardhjen dhe dënimin e shpejtë të autorëve të vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.
Rreth 100 të rinj maqedonas u mblodhen para Qeverisë, me thirrjet kundër radikalizmit islamik dhe dënimit të autorëve të vrasjes së pesëfisht në Shkup.
Të rinj me flamuj maqedonas dhe kanë kënduar këngë nacionaliste dhe thirrje raciste antishqiptare dhe kundër Qeverisë ndër të cilat “Vdekje për shqiptarët”, “Stop terrorizmit islamik”, “Qeveria shqiptare”, 'Dhoma Gazi për shqiptarët', etj.
Një pjesë e tyre kanë mbajtur të fshehur fytyrat dhe me kapela në kokë, duke urdhëruar që gazetarët të mos afrohen pranë turmës.
Ballkanweb.com
Add new comment