Arkiv-Lajme të përditësuara
Francë-Gjermani, çfarë do të ndryshojë tani?
Elbasan, shtohen rastet e të prekurve me kancer
Rritet numri i te prekurve nga kanceri ne qytetin e Elbasanit. Sipas shifrave të marra në zyrën e Inforomacionit Shëndetësor për vitin 2011 numri i të prekurve me kancer ka shkuar në 200, ku 109 i përkasin seksit mashkull.
Të dhënat e pasqyruara tregojnë se lloji më i përhapur është kanceri në mushkëri. Pjesa dërrmuese e te prekurve jetojnë në qytet, çka do të thotë se ndotja është një ndër faktorët kryesor të provokimit të kësaj sëmundje.
Pasiguri politike në Greqi. Qeveri, apo sërish zgjedhje?
Situatë edhe më e pasigurt pas zgjedhjeve në Greqi, ku mbetet hapur edhe mundësia e formimit të qeverisë së koalicionit, po aq sa edhe ajo e përsëritjes së zgjedhjeve. 11 ditë kritike këto që pasojnë, brenda të cilave duhet të mundësohet formimi i një qeverie, pasi 17 Maj ka qenë i caktuar me dekret presidencial, si dita kur duhet të mblidhet parlamenti i ri.
Vota e 6 Majit, votë kundër masave të kursimit
Nis plazhi në Durrës, pushuesit ankesa për ndotjen
Ndërtohet urë, nis betonizimi i kalasë së Lezhës
Kur ka kaluar më shumë se një vit nga koha kur “Gazeta Shqiptare” dha e para alarmin që i kanosej kalasë së Lezhës, kjo e fundit tashmë është përballur me rrezikun: betonizimi i saj ka filluar. Falë projektit ‘rivitalizues’, miratuar nga Instituti i Monumenteve dhe Ministria e Kulturës, mbi muret helenistike të një prej objekteve më të rëndësishme të trashëgimisë sonë është ndërtuar një urë betoni! “Arna” që i është vënë monumentit disa shekullor stonon aq shumë me kalanë e ‘Skënderbeut’ sa sytë e pamësuar me këtë gjetje ‘alla shqiptarçe’, habiten deri në tmerrim.
Kukës, fermerët apel qeverisë për subvencion për të mbjellat
Evazioni fiskal, DPT: Problematike ndërtimi dhe transporti
Sektori i ndërtimit dhe ai i transportit kanë kryer evazion fiskal, duke iu shmangur pagesës së detyrimeve tatimore në shtet. Drejtoria e Tatimeve ka hetur këto dy sektorë dhe ka zbuluar se në 40 objekte të ndërtimit janë gjetur shkelje në dokumentacion, nënshkrimin e kontratave dhe pagesën e sigurimeve për punonjësit.
Greqi, Reuters: Të pavendosurit përcaktojnë qeverinë
Numri i të pavendosurve e bën të pamundur çdo parashikim mbi rezultatin e zgjedhjeve të sotme në Greqi, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
Agjencia e lajmeve kujton se partia e favorizuar në zgjedhjet aktuale greke është ND, edhe pse edhe kjo nuk do të arrijë më shumë se 25%, pavarësisht nga kërcënimi i kryetarit Antonis Samaras për të kërkuar rivotime nëse nuk merr një shumicë të qartë.
Sipas Reuters, për shkak të politikave të diktuara nga BE dhe FMN, PASOK rrezikon humbjen e më shumë se gjysmës së 44% të zgjedhësve të vitit 2009.
Votime vendimtare në Greqi e Serbi
Grekët dhe serbët i janë drejtuar kutive të votimit që prej mëngjesit të së dielës, në ato që shihen si zgjedhje vendimtare për të ardhmen e dy vendeve ballkanike.
Në Greqi, dy partitë kryesorë në vend, “Pasok” i qendrës së majtë dhe “Demokracia e Re” e qendrës së djathtë pritet të humbasin në preference, si pasojë e koalicionit pro-masave të shkurtimit që kanë vendosur në parlament që prej nëntorit.
Zgjedhjet, Sarkozy optimist
Pak orë nga çelja e qendrave të votimit, në kampin e presidentit aktual, dhe kandidatit për një tjetër mandat në krye të Francës, Nicolas Sarkozy shprehen optimist.