Elbasan, shtohen rastet e të prekurve me kancer

Postuar në 07 Maj, 2012 05:52

Rritet numri i te prekurve nga kanceri ne qytetin e Elbasanit. Sipas shifrave të  marra në  zyrën e Inforomacionit Shëndetësor për vitin 2011 numri i të prekurve me kancer  ka shkuar në 200, ku 109 i përkasin seksit mashkull.

Të dhënat e pasqyruara tregojnë se lloji më i përhapur është kanceri në mushkëri. Pjesa dërrmuese e te prekurve jetojnë në qytet, çka do të thotë se ndotja është një ndër faktorët kryesor të  provokimit të kësaj sëmundje.

Ndërkaq në krahasim me një vit më parë, numri i të prekurve është rritur me një shifër prej pesë personash. Edhe ne komunen e Bradasheshit, ku operojnë një shume firma të industrisë së rëndë jane shtuar rastet e te prekurve nga kjo semundje. Elbasani mbetet në krye të listës së zeze, përsa i përket prekshmërisë nga kjo sëmundje e rëndë.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.