Nis plazhi në Durrës, pushuesit ankesa për ndotjen

Postuar në 06 Maj, 2012 09:04

 

Plazhi i Durresit ka qene i frekuentuar kete fundjave nga nje numer i konsiderueshem pushuesish. Pavaresisht se temperaturat kane qene me te uleta se fundjaven e kaluar,pushues te te te gjitha moshave i jane drejtuar plazhit per te kaluar diten e pushimit.Qytetarë të kosovës Tiranës dhe Durrësit kanë populluar plazhet dhe njësitë e shërbimit në qytetin bregdetar . Por pushuesit kerkojne qe te merren masa ne drejtim te higjenes, respektimit te hapesires publike dhe pakesimit te numrit te shazlloneve. Aktualisht jane pronaret e restoranteve dhe hoteleve qe po bëjnë pergatitjet per te pritur pushuesit per kete vit, duke bere rikonstruksionin e ambienteve te tyre. Ndërsa ndërhyrjet që do të përmirësonin ndjeshëm infrastrukturën turistike mbeten peng i buxhetit të pamiratur ende i bashkisë së Durrësit.Kurdo që të miratohet ky buxhet do të jetë tepër vonë për ndërhyrjen në sinjalistiken rrugore dhe turistike si dhe në nyjet hidrosanitare pasi plazhi ka filluar. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.