Zgjedhjet, Sarkozy optimist

Pak orë nga çelja e qendrave të votimit, në kampin e presidentit aktual, dhe kandidatit për një tjetër mandat në krye të Francës, Nicolas Sarkozy shprehen optimist.
Dhe ai që është më shumë optimist për fitoren, është vetë presidentit-kandidat. Sarkozy, thotë gazeta franceze, Le Monde. Ai beson verbërisht tek fitorja përballë rivalit të socialist. Ky vetëbesim, analizon Le Monde, rrjedh pas publikimit të sondazhit të fundit ditën e premte, kur Sarkozy ndodhej 4 pikë më pak se sa rivali i tij Francois Hollande, përkatësisht 52 përqind e të anketuarve thanë se do të votonin për kandidatin socialist dhe 48 përqind për Sarkozy.
Megjithatë, diferenca është e madhe, por duke llogaritur marzhin e gabimit, si dhe pjesën e atyre që janë shprehur ende të pavendosur, Sarkozy mund të rizgjidhet në krye të “Ellysee”, megjithëse do të duhet një mrekulli.
Ditën e dielë, më 6 maj, pak më shumë 46 milion francezë me të drejtë vote, do t’u drejtohen për herë të dytë brenda 2 javëve të fundit, kutive të votimit. Por nëse në raundin e parë, u përzgjodhën dy kandidatët që shkojnë në balotazh, data 6 mbetet përcaktuese dhe do të vendosë nëse president i Francës do të vazhdojë të mbetet Sarkozy, apo do të vijnë në pushtet socialistët me Francois Hollande.
top-channel.tv
Add new comment