Arkiv-Lajme të përditësuara

Shqipëria e shkollave mesjetare

Postuar në 01 Maj, 2012 09:13

Në Shqipërinë e shekullit të 21, atë të moshës së internetit, mund të arsimohesh edhe si 100 e kapërcyer vite me parë. 

Mes shkollave të rrënuara, të braktisura , të drobitura, te shndërruara në monumente thuajse të mbira nga historia e largët e shekullit të shkuar. Një realitet ku vështirë se mund të ngrihen themelet e një shoqerie të forte e mbi të gjitha një shoqërie europiane.

Enciklopedia maqedonase, në qershor korrigjimi

Postuar në 01 Maj, 2012 08:16

Në qershor akademitë e Shkencave të Maqedonisë dhe të Shqipërisë do të mbledhin këshillin e tyre të përbashkët, i cili gjatë diskutimeve të tij, do të ofrojnë interpretime të ndryshme të historisë dhe të marrëdhënieve mes dy popujve. "Sipas rregullores, një strukturë e tillë do të zgjidhë problemet dhe të ngrejë për diskutim çështje të tjera", tha dje kreu i akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Gudar Beqiraj. 

Taksa për në Apolloni, Komuna: Hyrja në park 500 lekë

Postuar në 01 Maj, 2012 06:19

 

1 Maji, Sindikatat protestë para Kryeministrisë

Postuar në 01 Maj, 2012 06:17

Konfederata e sindikatave me mbështetjen e sindikatës së minatorëve, taksistëve, por edhe të organizatës politike të të papunëve kanë zgjedhur të protestojnë para kryeministrisë në 1 Maj e njohur ndryshe në botë edhe si dita e Punëtorëve.

Kreu i Konfederatës së sindikatave, Kol Nikolla gjatë kësaj proteste ka deklaruar se papunësia në vend është shumë e lartë. Shifrat e të papunëve në fshatra janë alarmante tha ai, duke shtuar se rreth 400 mijë persona që rezultojnë si të vetëpunësuar janë të papunë. 

18.8 % kreditë e këqija, bankat do të ekzekutojnë kolateralët

Postuar në 01 Maj, 2012 06:15

Pasuritë e lëna peng nga qytetarët për marrjen e kredive do të sekuestrohen për të paguar borxhin që ata u kanë bankave. Banka e Shqipërisë është e vendosur të ashpërsojë masat për ekzekutimin e kolateralit, nisur nga shqetësimi i rritjes së kredive me probleme. 
Ky fakt është pohuar nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, gjatë prezantimit të raportit vjetor të Bankës në komisionin e Ekonomisë, duke qartësuar deputetët e majtë të interesuar rreth kësaj çëshjte.  

Ksera: Niveli i papunësisë 13.26%. Paga minimale do rishikohet

Postuar në 01 Maj, 2012 06:07

 Në ambientet e Panirit të Punës u organizua Konferenca "Horizonte Punësimi dhe Formimi", ku ishin të pranishëm ministri i Punës Spiro Ksera, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Thoma Miço, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Jorida Tabaku, Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, etj. 

Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, ministri Ksera bëri të ditur se niveli i papunësisë në vend është 13.26%. Sipas ministrit të Punës, papunësia mbetet problem kryesisht për të rinjtë. 

Venizelos: Neonazistët, rrezik për Greqinë

Postuar në 30 Prill, 2012 12:02

Lideri i Partisë Socialiste Greke (Pasok), Evangelos Venizelos, paralajmëroi mundësinë e një rritje dramatike të mbështetjes për ektremin e djathtë në zgjedhjet e 6 majit. 

Gjatë një mbledhje politike në qytetin e Patrës, Venizelos deklaroi se “nuk duhet të lejohen neonazistët që të hyjnë në Parlament me përshëndetjen naziste”.

Adoleshentë impotentë, Psikiatria: Përdorin stimulantë

Postuar në 30 Prill, 2012 04:07

 

Panairi i Punës, bizneset ofrojnë 1000 vende të reja

Postuar në 30 Prill, 2012 04:03

Panairi i Punës ofron 1000 vende pune për punëkërkuesit në Tiranë. Bashkëpunimi mes bashkisë së Tiranës, ministrisë së Punës dhe ministrisë së Arsimit çel më 30 prill në Tiranë panairin "Horizonte Punësimi dhe Formimi", ku bizneset pjesmarrës kanë shpallur vendet e hapura të punës për më shumë se 1000 kandidatë. 

Kriza ekonomike, protesta masive në Spanjë

Postuar në 30 Prill, 2012 03:59

Mijëra njerëz kanë protestuar në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, dhe në më shumë se 50 qytete të tjera kundër masave shtrënguese të reja që synojnë reduktimin e shpenzimeve në arsim dhe kujdesin shëndetësor. 

Qeveria më 20 prill ka miratuar reformat për heqjen e përshkrimit të barnave pa para për pensionistët dhe ka rritur tarifat e shkollimit për studentët. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara