Kriza ekonomike, protesta masive në Spanjë

Postuar në 30 Prill, 2012 03:59

Mijëra njerëz kanë protestuar në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, dhe në më shumë se 50 qytete të tjera kundër masave shtrënguese të reja që synojnë reduktimin e shpenzimeve në arsim dhe kujdesin shëndetësor. 

Qeveria më 20 prill ka miratuar reformat për heqjen e përshkrimit të barnave pa para për pensionistët dhe ka rritur tarifat e shkollimit për studentët. 

Madridi është duke synuar që të reduktojë deficitin e tij publik në 5.3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në këtë vit nga 8.5 sa e kishte vitin e kaluar. Shkalla e papunësisë në Spanjë arriti 24 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, nivelin më të lartë që nga viti 1996.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.