18.8 % kreditë e këqija, bankat do të ekzekutojnë kolateralët

Pasuritë e lëna peng nga qytetarët për marrjen e kredive do të sekuestrohen për të paguar borxhin që ata u kanë bankave. Banka e Shqipërisë është e vendosur të ashpërsojë masat për ekzekutimin e kolateralit, nisur nga shqetësimi i rritjes së kredive me probleme.
Ky fakt është pohuar nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, gjatë prezantimit të raportit vjetor të Bankës në komisionin e Ekonomisë, duke qartësuar deputetët e majtë të interesuar rreth kësaj çëshjte.
"Niveli i mbulimit me kolateral të kredive me probleme është rreth 85 Rreth 55 ankat kanë krijuar fondet shtesë në garantimin e këtyre kredive. Do të vazhdojmë ekzekutimet e kolateralit. Banka e Shqipërisë është mbështetëse e ekzekutimit të kolateraleve", deklaroi Fullani.
Deputetët e opozitës kanë kërkuar nga Banka e Shqipërisë të rrisë cilësinë dhe nivelin e kreditimit në ekonomi, si një mundësi për të ulur huamarrjen me probleme.
"Lidhur me kreditë e këqija, në një analizë të thelluar të Bankës së Shqipërisë në raportet e përkeqësimit të kredisë në rreth 18.5 ju me ligj jeni të mandatuar të kontrolloni cilësinë e menaxhimit në sistemin bankar të vendit. Sa është në këtë kredi të keqe të sistemit bankar shqiptar pjesa e shtëpive që rrezikojnë të humbasin shqiptarët ?", u shpreh deputeti socialist Malaj.
Guvernatori tha se Banka e Shqipërisë ka vetëm të dhënat në total për kreditë me probleme dhe jo të ndara në llojet e kolaterelit që është lënë peng. Fullani tha se, nëse niveli i kredisë me probleme arrin në 50ë totalit, vetëm dy banka do të kenë nevojë për kapital shtesë.
Në raportin e BSH për 2011, rritja ekonomike rezulton 3.1 deficiti buxhetor 3.5 he borxhi publik në nivelin 58.1 nbsp;
Albanian Screen
Add new comment