Euro bie në kuotën e 139.4 lekëve këtë javë, shkak zgjedhjet në Francë e Greqi

Postuar në 13 Maj, 2012 06:34

Zgjedhjet në Francë dhe në Greqi janë shoqëruar me një rënie të monedhës euro kundrejt valutave të tjera të huaja, një ecuri kjo që është reflektuar edhe në tregun tonë të këmbimit.

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët europiane e mbylli këtë javë në kuotën e 139.4 lekëve, duke u dobësuar me 0.43 lekë kundrejt fillimit të javës, ndërkohë që dollari është këmbyer me 107.7 lekë ose 0.27 lekë më shumë se në fillim të javës. 

Që pas ditës së dielë me zgjedhjet elektorale në Francë dhe Greqi, euro ka pësuar tronditje të forta vecanërisht kundrejt dollarit amerikan, stërlinës britanike, jenit japonez, por edhe kundrejt lekut shqiptar. 

Një rënie e monedhës europiane favorizon të gjithë ata që kanë marrë kredi në këtë valutë, pasi do të paguajnë më pak për këstin mujor, duke mos u rënduar nga kostoja e transaksionit. Nga ana tjetër, i bën më të lira importet, c’ka paralajmëron rënien e cmimeve në treg për këto produkte. 

Nga rënia e euros penalizohen eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të ulet.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.