Arkiv-Lajme të përditësuara
Samiti i G8, kryefjalë mbetet rritja ekonomike
Imperativi absolut mbetet rritja në samitin e G8 në Camp David, ku liderët e industrive më të mëdha të botës përballen me krizën globale, pasuese e drejtpërdrejtë e asaj të vitit 2008 në Shtetet e Bashkuara. Washingtoni kësaj here rrit presionin mbi Shtetet e Bashkuara nën drojën e reflektimit të krizës së borxheve në ekonominë amerikane, çka do ta zhyste sërish në recesion.
Diktatorë në banketin e Mbretëreshës Elizabeth, protestë para Buckingham
Brenda Buckingham Palace, krerët e shteteve nga e gjithë bota festonin me një banket Jubileun e Diamantë të Mbretëreshës Elizabeth. Por jashtë pallatit me famë botërore, një grup i vogël i demonstruesve kanë protestuar kundër prezencës së disa nga të ftuarit, për të cilët thoshin se i kanë duart e zhytura në gjak.
Merkel, propozim për referendum mbi euron në Greqi
Trazirë dhe stuhi politike ka shkaktuar ajo që është thënë gjatë bisedës telefonike mes presidentit Papulias dhe kancelares gjermane Angela Merkel, ku siç u njoftua zyrtarisht, kjo e fundit ka propozuar zhvillimin e një referendumi, krahas zgjedhjeve, me pyetjen "nëse grekët duan të qëndrojnë ose jo në eurozonë".
Sipas kryeministrisë në Athinë, në telefonatën Papulias-Merkel dje në mesditë, është folur për zhvillimin e një referendumi. Pas bisedës telefonike, presidenti Papulias informoi kryeministrin Pikramenos, i cili nga ana e tij informoi udhëheqësit politike.
Hollande takon Obamën në Washington: Tërheqje trupash nga Afganistani
Presidenti i Francës Fransua Hollande konfirmoi përpara shefit të Shtëpisë së Bardhë Barak Obama synimin për të tërhequr para kohë trupat nga Afganistani. Gjatë takimit të të dy lidërve në hapje të samitit të G8-ës u diskutua për Afganistanin, krizën e Eurozonës, për Sirinë dhe çështje të tjera ndërkombëtare. Presidenti Hollande i kujtoi Presidentit Obama zotimin që ai kishte marrë ndaj popullit francez dhe se mbështetja e Francës për Afganistanin do të vazhdojë në një formë tjetër.
Beograd, strehë për homoseksualët e dëbuar nga familja
Autoritetet në Beograd bënë të ditur se në qytet është duke u përgatitur një strehë për homoseksualët e refuzuar nga familjarët e tyre.
Kryetari, Dragan Xhillas, e quajti "të turpshëm" refuzimin që prindërit u bëjnë fëmijëve për shkak të orientimit të tyre seksual.
Homofobia vazhdon të jetë një fenomen i përhapur në Serbi edhe pse qeveria kërkon mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve si pjesë të reformave të nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Korçë, të verbërit në protestë para Prefekturës
Shoqata e te verberve te qarkut te Korces ka protestuar para prefektures se qytetit ne mbrojtje te te drejtave te humbura nga ndryshimi i ligjeve.
“Presidenti”, MJAFT kundër kandidaturës së Nanos, Metës dhe Topallit
Lëvizja MJAFT ka kundërshtuar sot emrin e Fatos Nanos, Jozefina Topallit dhe Ilir Metës për postin e presidentit të Republikës. Të rinjë të kësaj lëvizje kanë improvizur para institucionit të presidencës larjen e posterave të Nanos, Topallit dhe Metës, që sipas tyre janë të zhytur në llumin e korrupsionit.
Moody's ul vlerësimin për 16 banka spanjolle
Pas Italisë, Moody's ka ulur vlerësimin edhe për 16 banka spanjolle, duke i dhënë kështu një tjetër goditje vendit që po mundohet të ulë borxhin. Kompania ka cituar si arsye, efektet e recesionit dhe dyshimet se qeveria spanjolle mund të bëjë më shumë për t'i mbështetur bankat. Zhvlerësimet vijnë pas raporteve së tërheqjes së madhe të depozitave nga banka e katërt më e madhe e Spanjës, Bankia, të cilën, qeveria e ndihmoi në maj. Zhvlerësimet e sotme rrisin presionin mbi monedhën e përbashkët europiane, e cila po humb vlerën si rezultat i krizës ekonomike dhe politike në Greqi.
Berisha: Gjuha angleze provim final në maturë
Gjuha angleze do të bëhet provim final në maturën shtetërore ndërsa mësimi i saj do të nisë që në klasën e tretë fillore. Kështu është shprehur kryeministri Berisha në konferencën "English for thë Next decade". Berisha kërkoi gjithashtu që të gjithë mësuesit të jenë angishtfolës.
Ai foli gjithashtu edhe për tarifat e TOEFL-it në universitete. Kryeministri i kërkoi Ministrisë së Arsimit që bashkë me rektorët të zgjidhin çështjen për të ulur tarifat, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë
studentët.
SHBA, nis sot punën samiti i G8-ës
Kriza në vendet e Eurozonës pritet të dominojë samitin dy ditor të G8-ës që nis sot punimet në Kemp Dejvid, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti Obama, mikpritësi i këtij samiti të rëndësishëm i ka nxitur krerët europianë që të bëjnë më shumë për të stimuluar rritjen ekonomike, e cila rrezikon të infektojë ekonominë amerikane e për pasojë edhe një rizgjedhje të Obamës si president i Shteteve të Bashkuara në muajin nëntor.