Arkiv-Lajme të përditësuara

Greqi, Papandreu: Referendumi, që populli të vendosë vetë

Postuar në 21 Maj, 2012 04:26

Ish-kryeministri grek Jorgos Papandreu, mbron propozimin e tij të hershëm, për një referendum lidhur me Marrëveshjen e 26 tetorit 2011. 

Obama: G8 e gatshme t’i japë fund krizës në Europë

Postuar në 20 Maj, 2012 11:47

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se udhëheqësit e ekonomive më të mëdha të botës kanë filluar të bien dakord se më shumë vende pune dhe një rritje më e madhe ekonomike do të ndihmojnë për t’i dhënë fund krizës ekonomike në Europë. 

Tiranë, protestë e jetimëve

Postuar në 20 Maj, 2012 11:45

Dhjetëra fëmijë në Ditën Kombëtarë të Jetimëve kanë marshuar në rrugën pedonale në Tiranë me pankarta në duar për të protestuar ndaj gjendjes së tyre të mjerueshme. 

Në gjithë vendin numërohen 31 mijë fëmijë dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre marrin asistencë sociale, e cila mbulon vetëm 5% të nevojave minimale të jetës së tyre. Një pjesë e madhe e jetimëve mbi 18 vjeç nuk kanë mundësi strehimi dhe punësimi, çka e bën shumë të vështirë mbijetesën.

Zgjedhjet serbe, OSBE: 11 për qind votues në Kosovë

Postuar në 20 Maj, 2012 11:36

Deri në orën 14:00 pjesëmarrja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve për president të Serbisë ka arritur 11 për qind, raporton Misioni i OSBE-së në Kosovë. 

Shefi i Misionit të OSBE-së, Ambasadori Uerner Almhofer vizitoi disa vendvotime dhe takoi stafin e OSBE-së që po udhëheq me qendrat e votimit, njofton përmes një deklarate për media, misioni i OSBE-së në Kosovë. 

“Jam i kënaqur që të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë të duhur këtë mëngjes dhe që votimi po kalon pa incidente”, tha ai gjatë vizitës në qendrën e votimit në Zveçan. 

Fierza arrin nivelin maksimal. Përmbyt 30 shtëpi të Tërthorës

Postuar në 20 Maj, 2012 04:39

Banorët e bregut të liqenit të Fierzës në komunën Tërthore të Kuksit tashmë nuk kanë më as rrugë kalimi. Pas përmbytjes të të mbjellave të tyre tashmë niveli i liqenit ka arritur pranë shtëpive duke rrezikuar shembjen e tyre. Arritja e nivelit maksimal të liqenit në kuotën e 296 metrave ka bërë që uji të hyjë në katet e para të 30 shtëpive në fshatin Breglum të komunës Tërthore.   

The Guardian: Aleksis Cipras, njeriu që ka në duar fatin e euros

Postuar në 20 Maj, 2012 04:32

"Dalja e Greqisë nga monedha evropiane rrezikon të zhytë Britaninë në një recesion të dytë", kështu fillon artikulli që boton britanikja “The Guardian”, shkrim që shoqërohet me foton e kreut të SYRIZA-s, Alexis Cipras, me flokë të gjatë. 

Gazeta e përshkruan kreun e SYRIZA-s, si njeriun që "mban të ardhmen e euros në duart e tij". 

MJAFT: 22 deputetë, me paga në shkelje të ligjit

Postuar në 20 Maj, 2012 04:28

Të paktën 22 deputetë re zultojnë të kenë për fituar para në shkelje të ligjit për një aktivitet parlamentar që nuk e kanë kryer kurrë. Lëvizja “Mjaft!” ka publikuar dje raportin mbi periudhën 1 mars – 30 prill në lidhje me monitorimin e veprimtarisë së Kuvendit ku bie në sy fakti se 12 ligjvënës socialistë dhe 10 demokratë janë paguar për pjesëmarrje në mbledhje të komisioneve ndërkohë që nuk kanë qenë prezentë.

Serbi, rritet dhuna ndaj homoseksualëve

Postuar në 20 Maj, 2012 04:24

Organizata për të drejtat e njeriut dhe kundër homofobisë në Serbi pohojnë se në 2011 u rritën me 30 përqind rastet e dhunës kundër homoseksualëve. 

Në raportin e publikuar në Beograd thuhet se rastet e dhunës janë rritur ndjeshëm, madje në dy raste kanë patur edhe pasoja fatale për viktimat e tyre. Autorët e sulmeve janë kryesisht persona aktivë të së djathtës ekstreme, të njëjtë që në vitin 2010 u përleshën ashpër me policinë gjatë paradës së homoseksualëve.

Këto përleshje pasuan me anulimin e paradës së përvitshme në vitet 2011 dhe 2012.

Bahrein, protesta masive kundër Bashkimti Arabik

Postuar në 20 Maj, 2012 04:22

Disa dhjetëra mijëra bahreinas të besimit shiit protestuan në kryeqytetin Manama kundër planit për të krijuar një bashkim të vendeve arabike, sipas modelit të Bashkimit Europian. 

Në Manama, turma e njerëzve u shtri deri në pesë kilometra, duke bllokuar autostraden kryesore qe lidh jugun me veriun e vendit.

Më parë gjatë javës, mbreti i Arabisë Saudite propozoi që një organizatë bashkëpunimi aktuale midis gjashtë vendeve të rajonit të shndërrohet në një union të mirëfilltë. 

SHBA, “dita e parë” e Mitt Romney

Postuar në 19 Maj, 2012 08:17

“Dita e parë: presidenti Mitt Romney ka firmosur menjëherë vendimin për naftësjellësin Keystone, që lidh Kanadanë me Shtetet e Bashkuara, duke krijuar mijëra vende pune që Obama do të kishte bllokuar”.

Fillon kështu, duke simuluar atë që do të bënte ditën e parë me të mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, spoti televiziv i fushatës presidenciale të ish-guvernatorit të Masaçusetsit.

Kandidati republikan ka shpërndarë kështu videon e parë prej 30 sekondash që do të transmetohet në televizionet amerikane me titullin “Day One”, që do të thotë “dita e parë”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara